Sa rëndësi ka marketingu i mirë për një start-up? - Business Magazine Albania

Sa rëndësi ka marketingu i mirë për një start-up?

E kemi dëgjuar shpesh se marketingu është zemra e çdo start-up-i të suksesshëm. Pavarësisht inovacionit që një ide apo produkt ka, nëse ka mungesë të strategjisë së marketingut, mund të humbasë në treg. Ekspertë të ndryshëm të industrive si dhe studime globale kanë treguar dhe theksuar rëndësinë e marketingut si një nga faktorët kryesorë që përcakton fatin e start-up-it. Po cilët hapa e bëjnë një start-up të sigurt në marketing?

  1. Njohja dhe angazhimi i klientëve që të përkasin

Njohja e audiencës është A-ja e një marketingu të mirë. Sipas Statista, 60% e konsumatorëve janë më të prirur të angazhohen me marka që komunikojnë drejtpërdrejt nevojat dhe vlerat e tyre. 60% janë një shifër e lartë, jo vetëm për fillimet e tua por edhe më tej. Seth Godin, një nga ekspertët më të njohur të marketingut, thotë:

“Marketingu nuk ka të bëjë me atë që prodhon, ka të bëjë me historinë që tregon.”

  1. Krijimi i identitetit

Identiteti është thelbësore për të gjithë markën. Është pasaporta që do duhet për të kaluar takime, sfida, klientë. Brandimi ndihmon start-up-in që të krijojë një vend unik në treg. Ishte Simon Sinek, autori ‘’Start with Why’’ që thekson:

“Njerëzit nuk blejnë atë që bëni, ata blejnë arsyen pse e bëni.”

Lexo gjithashtu: 8 hapa për të bërë një plan të suksesshëm buxheti për marketing

  1. Fuqia e marketingut digjital

Prania online është jetike për çdo start-up këtë epokë. Janë pikërisht platformat si Instagram, Tiktok, Facebook apo opsione të tjera, mjete të fuqishme për të arritur audiencën e synuar me kosto më të ulët se sa marketingu tradicional që jemi mësuar të shikojmë. Sipas një raporti nga HubSpot, 81% e konsumatorëve kërkojnë një produkt online para se të bëjnë një blerje. Kjo tregon shumë për klientët e tu potencial.

  1. Përdorimi i influencuesve dhe komunitetit

Secili prej nesh i ka parë tashmë kudo në rrjete sociale individë që reklamojnë produkte. Janë market që zgjedhin individë me një ndikim të caktuar në rrjete sociale për t’i përfaqësuar. Marketingu përmes influencuesve është një trend global që po përmirëson suksesin e shumë start-up-eve. Sipas Business Insider Intelligence, tregu i marketingut të influencuesve vlerësohet të arrijë 21 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Lexo gjithashtu: Marketingu i suksesshëm në 2025: Çfarë duhet të kenë parasysh bizneset që të dallojnë nga konkurrenca

  1. Analiza dhe përshtatja e strategjisë

Marketingu mund të jetë pika A, por duhet të vazhdojë. Kërkon përshtatje të vazhdueshme bazuar në të dhënat dhe reagimet e tregut. Steve Blank, një nga pionierët e metodologjisë Lean Startup, thotë:

“Dështimi i marketingut vjen kur nuk arrin të dëgjosh klientët e tu.”

Marketingu i mirë është katalizatori që ndihmon një start-up të dalë nga anonimiteti dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm në treg. Ashtu siç thotë Jeff Bezos:

“Marka juaj është ajo që njerëzit thonë për ju kur nuk jeni aty.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0