Sa paragjykuese janë gratë që punojnë në ambiente të përbashkëta?

Sa paragjykuese janë gratë që punojnë në ambiente të përbashkëta?


Për shumë gra të cilat janë në marrëdhënie pune, raportet me koleget e tyre femra janë shpesh jo shumë shoqërore. Shumë prej tyre nuk dinë të lundrojnë në marrëdhëniet shoqërore me gra të racave dhe përkatësive të ndryshme fetare e etnike.

Këto janë ata të cilat nxisin një garë të mundshme mes tyre. Marrëdhëniet mes femrave të cilat punojnë në ambiente të njëjta pune, shpesh kanë qenë tema për diskutime të ndryshme.

Sipas disa sondazheve të kryera, rezulton se gratë me ngjyrë të bardhë shpesh i japin vetes privilegjin të këshillojnë gratë me ngjyrë të zezë, lidhur me sjelljen, fjalimet apo me shoqërueshmërinë e tyre. Kjo është një arsye pse gratë me ngjyrë edhe pse mund të punojnë në administratë, ndjehen të paragjykuara dhe j’ua bën përshtatjen në vendin e punës më të vështirë.

Lexo:  Ajten Babani, gruaja që drejton sipërmarrjen me makina të tonazhit të rëndë

Një grua tha: ”Çdo ditë vishem mirë sikur të kisha një takim me një CEO. Jam shumë e sjellshme dhe e komunikueshme me të gjithë. Dua që të kem një siguri që nuk shikohem me syrin siç shihet një grua me ngjyrë të zezë edhe pse kjo ndodh gjithmonë. Çdo natë shtrihem tejet e raskapitur nga këto përpjekje, që për mua janë si të ishin përpjekje të dështuara”.

Atëherë shtrohet pyetja se si gratë mund të ndryshojnë këto “vese të shëmtuara” të paragjykimit?

Kjo ndoshta arrihet vetëm duke biseduar me sinqeritet me njëra tjetrën. Ajo e cila është vërtetë e rëndësishme, është krijimi i ndershmërisë në radhë të parë me veten tuaj, dhe të qenurit i kujdesshëm kur vjen fjala tek dallimet kulturore dhe raciale. Secili nga ne duhet t’i lejojë tjetrit të jetë autentik brenda vetes. Shumë gabime të tilla mund të shmangen duke zbatuar këto katër këshilla të thjeshta.

  • Mos jini mbrojtës dhe mos provokoni mbrojtje. Nëse ndjeni nevojë të mbroheni duke thënë “Unë nuk jam racist” , ndaloni dhe pyesni veten mos vallë po ndjeheni të kërcënuar? Nëse bëheni mbrojtës, nuk ka gjasa të kuptoni se çfarë po thuhet, dhe nuk ka gjasa të thoni ato që vërtet dëshironi të thoni.
  • Shnagni fjalët që mund të bëjnë të ndjehen keq. Për shembull, të thuash “Më vjen keq që ndjehesh kështu” zhvlerëson ndjenjat e personit tjetër dhe nuk arrin asgjë pozitive.
  • Mos filloni një bisedë nëse nuk jeni gati. Bisedat efektive për përmirësimin e marrëdhënieve në vendin e punës varen nga ajo se sa gati jeni ju të dëgjoni pakënaqësitë që kanë të tjerët kundrejt jush.Të thuash diçka të tillë si:  “Ai vetëm do t’i vështirësojë gjërat”, është më keq sesa të mos filloni bisedën nga fillimi. Marrëdhëniet në vendin e punës nuk do të përmirësohen nëse gratë refuzojnë të trajtojnë ndonjë temë e cila i kalon pak pritshmëritë.
  • Disa fjalë nuk duhen thënë kurrë. Midis tyre janë: ” Mos jini kaq i ndjeshëm “,” Nuk mund të bëj shaka?! “,” Unë nuk jam racist “,” Kam shumë miq të zi (të bardhë / aziatikë / hispanikë / LGBTQ) “dhe” Ju jeni të ndryshëm nga ne”. Këto deklarata i mbyllin bisedat, jo i hapin ato. Në vend të kësaj thoni, “Unë dua ndihmën tuaj që të mund të bëj një punë më të mirë për marrëdhëniet tona.” 

Lexo: Kjo grua ka zgjidhur një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet bota sot

Është e rëndësishme që gratë të kuptojnë se si të kenë marrëdhënie të mirë me gratë cilat mund të jenë të ndryshme nga ata, por që në fund të ditës ata janë gra si gjithë të tjerat, pavarësisht se cilës përkatësi fetare apo etnike i përkasin. Situata të tilla ndodhin kudo, por gratë duhet të kuptojnë që marrëdhëniet e mira janë jashtëzakonisht të vlefshme.

Harvard Business Review

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0