Sa kafe duhet të pimë në ditë që të mbetemi vetëm te përfitimet? ... - Business Magazine Albania

Sa kafe duhet të pimë në ditë që të mbetemi vetëm te përfitimet? Këshilla nga ekspertët

Kafeja është një ritual i përditshëm për miliona njerëz në mbarë botën, për disa mbase dhe rituali i preferuar i mëngjesit. Shpesh në biseda përballemi me numrin e duhur të kafeve që mund të pimë pa kaluar në dëme shendetësore. Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në dritë përfitime të mundshme shëndetësore nga konsumimi i moderuar i saj. Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se konsumi i moderuar i kafesë, si dhe i çajit, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiometabolike, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabeti. Një tjetër studim, i publikuar në janar, thekson se kafeja e pije në mëngjes mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes para kohe.

Lexo gjithashtu: Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor

Por sa kafe konsiderohen “shumë kafe”? Cilat janë përfitimet shëndetësore reale dhe çfarë thonë ekspertët për kafen dhe konsumimin e saj?

Sipas Dr. Leana Wen, një eksperte për shëndetin dhe mjeke e njohur, ka prova të shumta që tregojnë se kafeja e konsumuar në mënyrë të moderuar është e lidhur me një ulje të rrezikut për shumë sëmundje, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, disa lloje kanceri dhe edhe demencën. Kjo ndodh, thotë ajo, për shkak të substancave antioksiduese dhe anti-inflamatore që ndodhen në kafe, që mund të kontribuojnë në parandalimin e kancerit dhe përmirësimin e përdorimit të insulinës në trup.

Sa kafe janë të duhura për ne?

Një konsumi i moderuar, që zakonisht përkufizohet nga 2 deri në 4 filxhanë kafe në ditë, ka treguar përfitime shëndetësore. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se ata që pinë 3 filxhanë kafe në ditë kanë ulur rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kardiometabolike me më shumë se 48%. Studime të tjera kanë treguar se konsumi i 2-3 filxhanëve kafe në ditë ka çuar gjithashtu në një ulje të madhe të vdekshmërisë së parakohshme, sidomos kur kafeja është e bluar, krahasuar me kafen e instant.

Kur mund të jetë e dëmshme kafeja?

Konsumimi i tepërt i kafesë mund të çojë në efekte negative si rrahje të shpejta të zemrës, ankth, lodhje dhe probleme me gjumin. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA, 400 miligramë kafeinë në ditë janë të sigurta për shumicën e të rriturve, që përkthehet në rreth katër filxhanë kafe të përgatitur. Megjithatë, ata që kanë probleme me gjumin duhet të kenë kujdes për konsumimin e kafesë, pasi kafeina mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

Lexo gjithashtu: “Si një dritë paralajmëruese për trupin tuaj”: CEO i Oura flet për të ardhmen e teknologjisë së paisjeve të shëndetit

Cilat janë pasojat e konsumimit të kafeinës nga pijet e tjera?

Një shot ekspres ka rreth 60-70 miligramë kafeinë, ndërsa çaji i zi mund të ketë 40-50 miligramë, por mund të arrijë deri në 90 miligramë. Pijet energjike janë gjithashtu një burim i rëndësishëm kafeine, duke përmbajtur deri në 300 miligramë kafeinë në një kanaçe. Këto pije shpesh përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha sheqeri dhe substanca të tjera që mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Kush duhet të jetë më i kujdesshëm për konsumimin e kafesë?

Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të konsumojnë kafeinë, dhe adoleshentët nga 12 deri në 18 vjeç duhet të kufizohen në më pak se 100 miligramë kafeinë në ditë. Gratë shtatzëna gjithashtu duhet të jenë të kujdesshme, pasi sasia e kafeinës nuk duhet të kalojë 200 miligramë në ditë për të shmangur rreziqe të mundshme për shtatzëninë.

Kafeja dhe alternativat e saj, çaji dhe pijet e tjera

Për ata që nuk pëlqejnë kafenë, çaji mund të ofrojë përfitime të ngjashme, sidomos nëse konsumohet rregullisht. Megjithatë, pijet energjike dhe ato me sheqer të shtuar nuk janë të njëjta si kafeja dhe çaji, pasi mund të kenë efekte të dëmshme të tjera për shëndetin.

Megjithatë, konsumi i kafesë është një zgjedhje personale, por shumë studime sugjerojnë se konsumimi i saj në mënyrë të moderuar sjell përfitime për shëndetin. Si gjithmonë, është e rëndësishme të keni parasysh sasinë totale të kafeinës që konsumoni gjatë ditës dhe të konsultoheni me një mjek nëse keni shqetësime specifike shëndetësore.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0