Sa i çuditshëm është fakti se Mercedes Benz "prodhohet" në Shqipëri?

Sa i çuditshëm është fakti se Mercedes Benz “prodhohet” në Shqipëri?


Mercedes Benz. Mjaftojnë vetëm 12 shkronja për të çliruar imagjinatën e shumë shqiptarëve. Dikur vetëm një mit apo ikonë e luksit, në vitet që pasuan pas vitit 1990 ajo filloi të bëhej akoma edhe më e prekshme për shqiptarët. Si fillim me hapjen e dealershipit në vitet e fundit të shekullit të kaluar.

Më shumë se 15 vite më pas, shqiptarët kanë mundesinë të kontribojnë vetë në prodhimin e tyre. Që prej vitit 2015, kompania Forschner, furnizuesi i Mercedes Benz për pjesët elektronike të autobusëve të markës është e vendosur në Shqipëri. Ndonëse Serbia dhe Maqedonia ka përdorur shumë stimuj fiskalë për thithjen e investimeve të huaja, kjo kompani ka më shumë se 2 vite që funksionon në vendin tonë.

Bledar Mankollari, drejtor i Forschner që prej hapjes së fabrikës në Vaqarr të Tiranës, shprehet për revistën Monitor se fabrika ka tashmë 400 punonjës. 90% e tyre janë femra, dhe vetëm vitin e fundit janë punësuar mbi 160 persona. 60% e punonjësve janë më të rinj se 30 vjeç dhe 70% e të punësuarve janë me arsim të mesëm.

Mankollari shprehet se problemi më i madh nuk ka qënë gjetja e punonjësve por trajnimi i tyre. Proçesi i punës nuk është i komplikuar. Ai është i mirëpërcaktuar dhe materialet e ardhura nga Gjermania vetëm montohen në Shqipëri. Avantazhi kryesor është kosto e ulët e forcës punëtore. Aktualisht, kostot më të mëdha janë për trajnimet. Ndërkohë, ai shprehet se do të ishte lehtësuese për ta që të mos ishin të detyruar të regjistronin punonjësit gjatë periudhës së trajnimit.

Kompania i ka vlerësuar punonjësit e trajnuar si të shpejtë në krahasim me vendet e tjera. Gjithashtu edhe pagat janë goxha të mira. Paga mesatare është rreth 360 Euro teksa paga minimale është 260 mijë lekë. Gjithashtu ata punojnë në ambjente tepër ergonomike dhe gjithçka është e saktë dhe e përcaktuar qartë.

Ndër planet e kompanisë për të ardhmen është edhe ndërtimi i një njësie të re me sipërfaqe 25-30.000 katrorë. Investimi total pritet të jetë rreth 13.5 milionë euro dhe pritet që të hapen rreth 1200 vende të reja pune. Zona e zgjedhur është ajo e Spitallës në Durrës si një zonë strategjike. Popullsia e lartë dhe afërsia me portin detar janë pika të forta për gjithë procesin e punës.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0