Sa është numri i makinave elektrike në shqipëri? - Business Magazine Albania

Sa është numri i makinave elektrike në shqipëri?

Gjatë katër muajve të parë të vitit, numri i mjeteve elektrike të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ka shënuar një rritje të dukshme. Statistikat e publikuara tregojnë se në periudhën janar-prill, numri i mjeteve elektrike është rritur me 92% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. DPSHTRR, në përkushtimin e saj për një flotë të mjeteve të cilat janë miqësore me mjedisin, i kushton një vëmendje të veçantë analizës së këtyre statistikave.

Në periudhën janar-prill 2024, numrat e regjistruar janë motivues, ku numri i mjeteve elektrike të tipit “All Electric” ka shkuar në 818, një rritje prej 370% krahasuar me të njëjtën periudhë dy vjet më parë dhe 92% krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë periudhë, 16.9% e mjeteve elektrike të regjistruara ishin të pa përdorura më parë, një rritje prej 7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në prill, flota e mjeteve vetëm elektrike ka arritur në 4,120 mjete.

Në të njëjtën kohë, analizohen edhe mjeteve hibride. Numri i mjeteve “Electric / Hybrid Plug-In” ka shënuar një rritje prej 261% krahasuar me periudhën janar-prill 2022, dhe 99% krahasuar me vitin e kaluar. 37% e këtyre mjeteve janë regjistruar për herë të parë.
Lexo: Piramida e rinovuar e Tiranës fiton çmimin për…

Në fund të prillit, numri i mjeteve “Electric/Hybrid Plug-In” ka arritur në 8,574 mjete, mbi 13 herë më shumë se në vitin 2019. Megjithatë, edhe pse interesimi për mjete elektrike është në rritje, një nga sfidat kryesore për rritjen e tyre është mungesa e infrastrukturës së karikimit.

Enti Rregullator i Energjisë ka raportuar se gjatë vitit të kaluar janë instaluar 26 pika të reja të karikimit në Durrës dhe 26 kontrata në Tiranë. Megjithatë, edhe pse numri i mjeteve elektrike është në rritje, ende ka mungesa në informacionin dhe ndërgjegjësimin e kompanive dhe individëve për përfitimet e makinave elektrike krahasuar me makinat tradicionale me karburant.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0