Të gjithë impresionohen nga njerëzit
• të cilët ndihmojnë punëkërkuesit në LinkedIn duke pëlqyer dhe komentuar në postimet e tyre
• të cilët ndihmojnë të tjerët pavarësisht se luftojnë me vështirësitë e tyre
• të cilët përpiqen të shohin anën pozitive tek të gjithë personat që takojnë
• të cilët janë ‘dielli’ për të tjerët në situatat negative
• të cilët i trajtojnë të gjithë me respekt, jo vetëm ata që duan t’ju bëjnë përshtypje
• të cilët mbajnë integritetin dhe ndershmërinë pa marrë parasysh presionin që kanë
• të cilët qëndrojnë për njerëzit që nuk mund të qëndrojnë për vete
• të cilët janë mjaft të fortë për të pranuar gabimet e tyre dhe mjaft të fortë për t’i korrigjuar ato
• të cilët ndërmarrin rreziqe të vërteta për t’i dhënë mundësinë një personi
• të cilët e konsiderojnë një ditë të humbur nëse nuk ndihmojnë dikë që ndoshta nuk do ja kthejë kurrë mbrapsht nderin
Por mbi të gjitha, ne impresionohemi nga njerëz si ju – që ngrihen, zhvillohen, japin gjithçka që kanë dhe kurrë nuk dorëzohen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.