Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit? - Business Magazine Albania

Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit?

Me krizën e Coronavirusit u shtuan në Europë zërat për një “autonomi strategjike” në produkte e furnizim. Komisioni Europian po bën planet përkatëse. Por ekonomistët tani thonë, se kjo mund të kushtojë shumë, shumë shtrenjtë.

Në fillim ishte kriza me mungesën e maskave mbrojtëse. Më pas mungonin makineritë, për të rritur prodhimin e vaksinës. Tani mungojnë çipa të ndryshëm që bllokojnë prodhimin e automjeteve në Europë. Pandemia e me të edhe kriza në shumë sektorë të ekonomisë e nxorrën në dritë: Europa është e varur në atë masë nga furnizimet nga Kina, apo vende të tjera të botës, saqë kjo varësi mund të bëhet shumë e rrezikshme. Atëherë kur furnizimet bllokohen, apo thjesht se ka mungesa apo probleme politike.

Nuk është çudi që qeveria gjermane kërkon prej kohësh veprime konkrete, ndër të tjera zgjerimin e prodhimit të çipave. Komisioni Europian këto kërkesa nga vende të ndryshme i ka hedhur tani në një plan, në thelb të të cilit qëndron pikërisht “autonomia strategjike” europiane. “Doktrina e re e një autonomie të hapur strategjike”, kështu e quajti Neue Zürcher Zeitung strategjinë e re: “të hapur aq sa mundemi, dhe autonom aq sa është e nevojshme.”

Lexoni: Thuajini lamtumirë globalizimit, përgatituni për Epokën e Çrregullimit

“Frenë proteksioniste”

Tingëllon bukur dhe e ekulibruar. Megjithatë gazeta konservatore nga Zyrihu e vazhdon më tej analizën. “Tregtia globale dhe ndarja e punës në botë në dekadat e kaluara i dhanë hov të madh mirëqenies.” Nëse këtu ka kufizime, atëherë kjo mirëqenie do të frenohet në formë proteksioniste.” Ekspertë ekonomikë të Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) kanë paraqitur tani një studim, me të cilin ata duan të llogarisin se sa i kushton Europës kjo autonomi. Rezultati: Një shkëputje e BE nga zinxhirët ndërkombëtare të furnizimit apo edhe sikur vetëm nga Kina do t’u kushtonte shteteve të BE disa qindra miliardë euro në vit. Këtë e tregojnë inskenime të ndryshme studimore.

Autorët e studimit kanë llogaritur, se çfarë pasojash do të kishte, në rast se vendet e BE do të dyfishonin barrierat tregtare, për të nxitur prodhimin vendas. Nuk bëhet fjalë për dogana të tja, por për dhënien me preferenca të tenderave publikë, avantazhe tatimore apo subvencionime të tjera për ofruesit e BE. Nga ana tjetër janë zhvilluar modele për kuota importi apo ndalime të caktuara mallrash. Nëse BE do të ndërmerrte hapa të tillë të njëanshëm për veçimin nga bota, atëherë “prodhimi i brendshëm bruto çdo vit karahasuar me vitin e marrë si bazë 2019 do të binte rreth me 580 miliardë euro ose një ulje 3,5% më pak se sa pa ndërhyrjet”, përmbledhin ekonomistët. Në rast të marrjes së kundërmasave nga partnerët e Europës, kjo humbje “do të shtohej në rreth 870 miliardë euro apo rënie 5,3% të prodhimit të brendshëm bruto.”

“Transporti i mallrave të bëhet më rezistent”

Megjithëse studiuesit e Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel i hedhin poshtë barrierat tregtare, ata shohin nevojë të ngutshme për veprim “që ekonomia e BE të bëhet më rezistente ndaj krizave në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.” Sipas IfW nevojitet “zgjerimi i rrjetit të furnizuesve, nxitja e riciklimit dhe përmirësimi i magazinimit.” Shqetësimin për pasojat e përpjekjeve për një riorientim të zinxhirëve të furnizimit, studiuesit e Kielit e ndajnë me sipërmarrjet europiane, anëtare të shoqatës së sektorit ekonomik, ERT. “Theksimi i strategjisë ekonomike mund të çojë në proteksionizëm”, paralajmëroi një përfaqësues i shoqatës në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung. “Ne jemi të alarmuar.”

Me këtë nuk mënjanohet problemi i furnizimeve të mallrave kryesorë në BE. Dhe pavarësisht nëse bëhet fjalë për Daimler, Siemens, Volkswagen apo Fiat. Kudo mungojnë chipa, porositë nuk përfundohen dot, me pasojë anësore shtrenjtimin, kosto që dalin nga xhiroja e vogël dhe fitimi i ulët.

Lexoni: Mirupafshim Globalizim!

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0