Me afrimin e datës së publikimit të iPhonet të ardhshëm të Apple-it, kanë dalë edhe detaje të reja të pajisjes së re.
Sipas raportimeve më të reja, telefoni i ri, që pritet të vijë në shtator, do të ketë çmime të njëjta sikurse paraardhësi, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.
Telefoni i ri, iPhone 7 do të ketë çmim prej më pak se 700 eurove në versionin më të lirë, aq sa kushtoi edhe modeli iPhone 6S kur ishte lëshuar.
Çmimi i njëjtë do të jetë edhe për telefonin më të fuqishëm, iPhone 7Plus që do të kushtojë rreth 1000 euro, aq sa kushtoi edhe telefoni iPhone 6S Plus me 128 GB hapësirë të brendshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.