“Ryanair” shpërthen ndaj qeverisë, ndërsa trafiku ajror ka rënë 80% - Business Magazine Albania

“Ryanair” shpërthen ndaj qeverisë, ndërsa trafiku ajror ka rënë 80%

‘Ryanair’ deklaroi të hënën se do të punojë me një ‘orar fluturimi të reduktuar ndjeshëm’ në gjashtë muajt e ardhshëm krahasuar me pritjet e tij, për shkak të shtrëngimeve të lidhura me Covid-19 në të gjithë Evropën. Deklarata vjen vetëm dy ditë pasi Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi javën e kaluar një bllokim të dytë për Anglinë duke filluar më 5 nëntor. Javën e kaluar, qeveritë franceze dhe gjermane gjithashtu paraqitën planet për një bllokim të dytë në mbarë vendin. Shumë qeveri të tjera evropiane kanë rritur kufizimet gjatë ditëve të fundit, ndërsa ata po përballen me një valë të dytë të infeksioneve të koronavirusit.

“OBSH-ja konfirmoi se bllokimet duhet të jenë opsioni i fundit, sepse në thelb ato janë një dështim.” – tha Michael O’Leary, administratori i Ryanair për CNBC. “Nëse do të kishim prova më agresive dhe prova gjurmuese, ose siç premtoi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, testimin dhe gjurmimin e klasit botëror, të cilat qartë nuk i kemi në Mbretërinë e Bashkuar, ne do të mund të kishim shmangur një bllokim të dytë.”

LEXO: Kompania ajrore EasyJet shkurton vendet e punës dhe ul kapacitetin

Ryanair është goditur rëndë nga pandemia Covid-19. Kompania raportoi të hënën një rënie prej 78 përqind të të ardhurave mes prillit dhe shtatorit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Linja ajrore gjithashtu përjetoi një rënie prej 80 përqind të numrit të klientëve në ato gjashtë muaj duke pasur humbjen më të rëndë prej tre dekadash.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0