Ryan Tedder i OneRepublic përdori Galaxy Buds2 Pro për të sjellë versionin e ri të këngës ‘Counting Stars’ - Business Magazine Albania

Ryan Tedder i OneRepublic përdori Galaxy Buds2 Pro për të sjellë versionin e ri të këngës ‘Counting Stars’

Me rastin e përvjetorit të këngës hit “Counting Stars”, kompozitori, producenti dhe këngëtari i OneRepublic, fitues tre herë i çmimit Grammy, Ryan Tedder përdori Galaxy Buds2 Pro të Samsung për të finalizuar versionin e ri të këngës, të prezantuar së fundmi.

“Kur jam në studio duke dëgjuar këngë si ‘Counting Stars’, i dëgjoj ato përmes altoparlantëve profesional. Por kur më lindi ideja për të sjellë një version të ri të kësaj kënge, ishte thelbësore për mua të dilja nga studio dhe të përjetoja ndjesit e një dëgjuesi, “tha Tedder. “Duke përdorur Galaxy Buds2 Pro, unë munda të përfytyroja çdo version të këngës pikërisht ashtu siç do ta dëgjonin fansat tanë dhe jam i bindur se dëgjuesit do ta pëlqejnë këtë version po aq sa unë.”

Galaxy Buds2 Pro është ndërtuar, duke pasur në fokus, si adhuruesit e muzikës ashtu edhe krijuesit e saj. Me tingull Hi-Fi 24-bit të nivelit profesional për diapazon të lartë dinamik dhe rezolucion audio të qartë. Kodiku i ri Samsung (SSC HiFi) dhe altoparlanti i ri koaksial me dy drejtime janë elementë të domosdoshëm për transferime pa ndërprerje dhe zë më të pasur. Plus, përdoruesit mund të vendosin EQ të personalizuar përmes aplikacionit Galaxy Wearable për një përvojë dëgjimi të personalizuar. Anulimi aktiv i zhurmës e bën dëgjimin edhe më zhytës dhe kur përdoruesit duan të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre, tingulli i ambientit lejon të dëgjoni qartësisht çfarë ndodh rreth tyre pa kompromentuar cilësinë e audios.

Nga profesionistët e industrisë muzikore, si Ryan Tedder tek dëgjuesit e përditshëm, Galaxy Buds2 Pro ofron gjithçka që kërkojnë dëgjuesit në një përvojë audio me valë. Të dizajnuara në mënyrë ergonomike, Galaxy Buds2 Pro janë të vogla, të lehta dhe kanë një përshtatje të rehatshme. Gjithashtu, përdoruesit mund  ti marrin Buds2 Pro kudo dhe të shijojnë muzikë, telefonatat dhe argëtimin ashtu siç është menduar të dëgjohet.

“Versioni i ri i këngës ‘Counting Stars’ nga Ryan Tedder, i cili përdori Galaxy Buds2 Pro të Samsung, ilustron angazhimin e Universal Music Group ndaj markave për të shfrytëzuar fuqinë e muzikës dhe kulturës. Ky partneritet demonstron mundësitë e pakufishme që lindin kur krijimtaria takohet me teknologjinë më të fundit, “tha Naomi McMahon, nënkryetare e Marketingut Strategjik dhe Partneriteteve Globale, Universal Music Group.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0