Rusia prezanton vaksinën anti-COVID, ekspertët janë të shqetësuar

Rusia prezanton vaksinën anti-COVID, ekspertët janë të shqetësuar

vaksina

Rusia ka regjistruar zyrtarisht vaksinën kundër koronavirusit të krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë, raporton Washington Post.

Duke folur në një telekonferencë me ministrat e kabinetit të tij, presidenti Vladimir Putin tha se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme.

“Mesa di unë, vaksina e parë kundër koronavirusit në botë u krijua sot në mëngjes. Unë e di se është efektive, që krijon imunitet të qëndrueshëm dhe që ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Vaksina stimuloi një nivel të lartë antitrupash tek të gjithë vullnetarët dhe tek asnjëri prej tyre nuk kishte komplikime serioze. Një prej dy vajzave të mia e përdori vaksinën”, tha presidenti rus, transmeton AP.

Lexoni: OBSH: Për mposhtjen e Covid-19 duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese

Zyrtarët e lartë rusë premtuan se do të vaksinojnë miliona njerëz, përfshirë mësues dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, me fillimin e prodhimit të vaksinës të koronavirusit këtë muaj. Ekspertët ndërkombëtarë shprehën shqetësim pas këtyre deklaratave, për shkak të shpejtësisë së aprovimit të vaksinës dhe mungesës së testimeve në grupe të mëdha njerëzish.

Vaksina ruse deri më tani është testuar në grupe të vogla, të hershme klinike, të dizajnuara për të gjetur dozën e duhur. Ajo iu injektua ekspertëve që e zhvilluan atë, në atë që quhet vetë-eksperimentim dhe që është metodë e pazakontë në shkencën moderne.

Po ashtu vaksina u testua tek 50 anëtarë të ushtrisë ruse dhe një grup i vogël vullnetarësh të tjerë.

Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, tha javën e kaluar se Rusia do të vazhdojë përpara me Fazën III për vaksinën Gamaleya, pasi të regjistrohet nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

“Ne do të kemi dhjetëra mijëra të vaksinuar në gusht,” tha Dmitriev, duke lajmëruar fillimin e vaksinimit të popullsisë, veçanërisht grupeve më të rrezikuara si mjekët e mësuesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0