Rusia do t’i ngreje "kurth" asteroideve - Business Magazine Albania

Rusia do t’i ngreje "kurth" asteroideve


Ne Rusi nga shkencetaret po zhvillohet aktualisht sistemi i mbrojtjes globale te Tokes nga rreziku kercenues i kometave. Fare pak kohe me pare planeti yne iu shmang per mrekulli perplasjes me asteroidin Apophis, por ne vitin 2029 gjate udhetimit te vet hapesinor ai do te drejtohet serish nga planeti yne.
Sipas te dhenave te NASA-s, rrezik potencial per banoret e Tokes perbejne rreth 47.000 asteroide me diameter nga 100 metra e me shume, te cilet ndodhen ne nje distance prej me pak se tete milione kilometra nga Toka. Ne shekullin e XXI teorikisht jane te mundura 11 perplasje, kater prej te cilave mund te ndodhin qe para vitit 2050.
 
Nga mysafiret e paftuar njerezimi duhet te mbrohet duke kerkuar menyrat me optimale te garantimit te sigurise. Shkencetaret ruse kane perpiluar nje plan veprimi ne rast te lindjes se ndonje rreziku te tille, thote Perfaqesuesi i Qendres Shteterore Raketore ruse me emer te Akademikut Makejev, Sergei Mahanjkov:
 
– Ekziston opsioni – shkaterrimi i ketyre objekteve te rrezikshme. Domethene kjo do te arrihet me ane te pajisjeve, te cilat do ta copetojne, derrmojne asteroidin ne fragmente te vogla. Ose ne asteroide do te dergohen pajisje qe do te lejojne ndryshimin e trajektores se tyre.
 
Per dergimin e aparateve-shkaterruese ne objektet kozmike, qe perbejne rrezik kercenues per banoret e planetit, mund te perdoren raketat balistike nderkontinentale, thote bashkepunetori shkencor i Qendres Shteterore Raketore ruse me emer te Akademikut Makejev, Sabit Garajev:
 
– Ne trupin e raketes ne instalojme aparatin e siperpermendur me motorin e vet dhe sistemin e drejtimit. Ne kemi zhvilluar “Kaissa” (russ. «Каисса») – aparatin e zbulimit si dhe pajisjen goditese – “Kurthi” (russ. «Капкан»). Ne vitin 2021 ne synojme te realizojme leshimin e aparatit te zbulimit ne asteroidin Apophis, i cili do te marre mostra te dheut atje, do te vendose sensore, te cilet do te fluturojne me tej se bashku me Apophis. Ata do te transmetojne ne Toke koordinatat e sakta te trajektores se tij. Kurse ne vitin 2036, ne qofte se do te linde rreziku i perplasjes se tij me Token, do te leshojme drejt asteroidit “Kurthi-n”. Aparati “Kurthi” eshte i perbere nga disa module goditese, te cilat mund ta hedhin ne ere asteroidin ose ta shtyjne larg Tokes ate.
 
Vendosja e “Kurthi-t” ne asteroid mund te realizohet me ndihmen e raketembajteseve te tipit “Angara” (russ. «Ангара») ose “Russ” (russ. «Русь»). Mjaft e pershtatshme per kete qellim eshte edhe raketa balistike nderkontinentale mjaft premtuese, e projektuar per te zevendesuar raketen balistike nderkontinentale “Vojevoda” (russ. «Воевода»). Sipas fjaleve te specialistit, keto lloj raketash mund te transportojne ngarkesa ne distance deri ne 10 milione kilometra – qe eshte plotesisht e mjaftueshme per te arritur ne asteroidin Apophis.
 
Opsionin me te pershtatshem per te luftuar mysafirin e paftuar shkencetaret konsiderojne shkaterrimin e tij. Sabit Garajev shpreh mendimin si vijon:
– Mund te vendosen disa pajisje goditese me qellim qe asteroidi te derrmohet tesisht ne copa te pademshme – deri ne 40 metra. Kurse ato pothuajse digjen krejtesisht kur depertojne ne shtresat e dendura te atmosferes.
 
Nje sistem i tille mbrojtjeje do te jete efektiv nese Tokes do t’i afrohet ndonje trup qiellor me diameter deri ne 1.5 kilometra. Nga nje komete gjigande, e cila fluturon me shpejtesi 70 km/s, ky sistem, sigurisht, nuk do te mund ta mbroje dot planetin tone, shton shkencetari. Te ngushellon ne kete rast vetem fakti se teorikisht nje gje e tille mund te ndodhe vetem nje here ne 30 milione vjet.(Zeri i Rusise)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0