Run for DSA, grupi më i madh garues në Maratonën e Tiranës. Mbi 170 garues dhe mbi 18.500 Euro fonde të mbledhura - Business Magazine Albania

Run for DSA, grupi më i madh garues në Maratonën e Tiranës. Mbi 170 garues dhe mbi 18.500 Euro fonde të mbledhura

Më 20 Tetor, për të disatain vit rradhazi u organizua Maratona e Tiranës. Fondacioni Down Syndrome Albania iu bashkangjit kësaj maratone me edicionin e 4-ët të fushatës së tyre ndërgjegjësuese dhe për mbledhje fondesh Garo, Mbështet si Maratonomak – #RunForDSA”. Tetori është njëkohësisht dhe muaji i vetëdijësimit mbi sindromën Down.

Përmes fondeve të mbledhura nga kjo fushatë, Fondacioni mundëson shërbimet terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, Autizëm, sindroma të tjera të rralla, çrregullime gjuhësore e vonesa të tjera në zhvillim) nga familje me vështirësi ekonomike që frekuentojnë Qendrën e Shërbimeve PRO PAK të Fondacionit. Fondet mblidhen nga dhurues biznesi, që bashkohen si sponsor të fushatës, si dhe dhurues individë të cilët mund të dhurojnë online në website të fondacionit Down Syndrome Albania, apo duke blerë produktet promocionale të kësaj fushate.

Në këtë edicion të fushatës u bashkangjitën me kauzën mbi 170 garues dhe u mblodhën 18.580 Euro fonde. Ekipi “Run For DSA” arriti të fitojë dhe çmimin “Grupi me pjesëmarrjen më të madhe” i cili u akordua nga organizatorë e Maratonës së Tiranës. Përveçse nga Shqipëria, garuesit që iu bashkuan fushatës ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Anglia, Italia, Gjermania dhe Zvicra. 

Mes bizneseve dhuruese të këtij edicioni ishin: Sisal Digital Hub Albania, Alumil Albania, Business Magazine, Vega Group, Pro Credit Bank, Ultra Courier, Mega Brands, Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, Rent From Locals, Mediterranean Spices, Geah Belle, InterFiber, Global Albanians Foundation, Fix, EasyPay & RIA Money Transfer, Elite Travel Group, De’Milia Barbers (UK), Best Seller, Klinika Dermatologjike A-Derma, Century 21 Astoria, Disios Motor Services (UK), Pastiçeri Dajana, Tirana Dental Aesthetic, Megah Predictive Cardiology, Medical Rapid Solution dhe Raenla Online Shop.

Partnerët me kontribut “in-kind” për DSA për organizimin e kësaj fushate në 4 vite janë: BEA Marketing and Promotion, DBS Group dhe Dominer që mundëson sigurimin e bluzave për garuesit e fushatës. 

Konceptuesi i kësaj nisme për DSA është Daniel Nikolla, një i ri emigrant që jeton e punon si marketer në Angli, njëkohësisht themelues dhe drejtues i Merx Marketing UK. Risia që solli vetë Danieli në këtë edicion është që garoi i veshur si një dinosaur, duke u bërë mjaft viral në mediat sociale.

Për vitin që vjen, në jubileun e 5-të të kësaj nisme, Daniel Nikolla dhe Emanuela Zaimi që është drejtuese e Fondacionit, synojnë të arrijnë një komunitet prej 500 garuesish që i bashkangjiten kauzës si dhe mbledhjen e 50.000 euro për t’ju ardhur në ndihmë me shërbime terapeutike 50 fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Business Magazine Albania mbështet këtë fushatë dhe prej vitesh çdo përpjekje të Fondacionit Down Syndrome Albania për të çuar përpara misionin e tyre. 

Inkurajojmë bizneset dhe individët të dhurojnë për fondacionin sa herë ta kenë të mundur.

Për të kontribuar mund të klikoni në këtë link: https://www.dsalbania.org/index.php/kontribuoni-tani 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0