"Rubik Mona Lisa" shitet për 480.000 euro

“Rubik Mona Lisa” shitet për 480.000 euro


Mona Lisa e ndërtuar me kuba rubikë shitet për 480.000 euroNjë interpretim i Mona Lisës së Da Vinçit, i bërë tërësisht me kuba rubikë është shitur për rreth gjysmë milioni euro.

“Rubik Mona Lisa”, nga artisti francez, Invader është ndërtuar në vitin 2005 me 330 pjesë puzzle. Kjo vepër është e para në serinë e punimeve të imazheve që janë ikona botërore. Vepra u shit për 480.000 euro, katër herë më shumë sesa vlera e saj, pas një lufte nga dy blerës tek shitjet Urbane dhe Bashkëkohore të Artcurial në Paris.

Lexoni: Piktura që u gjend në kuzhinën e një plake shitet për 24 milionë euro

Invader është i njohur për mozaikët e tij me pllaka qeramike të modeluara në artin pixelated të lojërave video të viteve 1970-1980, përfshirë këtu edhe Invaders Space. Artisti ka mbetur anonim duke punuar i maskuar dhe natën dhe duke e mbuluar fytyrën e tij gjatë intervistave  ose fotografive.

euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0