Rrugëtimi i një studenti sot Zëvendës Dekan - Business Magazine Albania

Rrugëtimi i një studenti sot Zëvendës Dekan


Prof. As. Dr. Ermal Baze, është 38 vjeç. Ai është Zëvendës Dekan dhe Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në një intervistë për Businessmag, ai na tregon për jetën e tij si student dhe marrëdhëniet me studentët sot si drejtues i universitetit.

Ju jeni 38 vjeç dhe jeni tashmë zv Dekan i Fakultetit. Si është të jeni drejtues në universitet?

Kam afërsishtë një vit e gjysëm, nga janari i vitit 2018. Të jesh drejtues i fakultetit është përgjegjësi. Dhe, krahas përgjegjësive institucionale është edhe përgjegjësi morale, është sfidë të jesh gjithmonë pranë studentëve dhe të zgjidhësh problemet e tyre.

Kur isha student akuzoja të tjerët pse nuk na e bëjnë këtë, pse nuk e zgjidhin këtë. Tani e shoh nga një prizëm tjetër, dhe shpesh u jap të drejtë dhe atyre që drejtonin kur isha student. Pra kuptova që jo çdo gjë ishte në dorën e tyre dhe jo çdo gjë mund ta përmirësonin ata. Objektivi im kryesor është që të jem sa më afër studentëve, të dëgjoj zërin e tyre, të kem bashkëpunim me studentët dhe u sugjeroj atyre që të jenë sa më bashkepunues me institucionet drejtuese të fakultetit. Problemet duhet t’i bëjnë prezent edhe në mënyrë institucionale jo vetëm thjesht verbale. Studentët duhet të kenë kurajon dhe të besojnë se gjërat zgjidhen po e ngrite zërin dhe po u ankove kur ke të drejtë.

Çfarë këshillash u jepni studentëve tuaj?

Në aspektin mësimor, edukativ i inkurajoj të jenë sa më afër bibliotekave, librit dhe të studiojnë sa më teper literaturë ndërkombëtare. Në veccanti, në rastin e studentëve të historisë, duke njohur historinë e përgjithshme është më e thjeshtë të njihet historia e Shqipërisë.

Si individë, u sugjeroj të respektojnë njëri tjetrin, mendimin e lirë, mendimin kundër.

Gjatë periudhës së masterit ju keni qenë edhe pedagog. Si ishte për ju të ishit njëkohësisht edhe pedagog edhe student?

Unë i përkas një brezi të sistemit katër vjeçar të studimeve. Master, madje në atë kohë quhej studimet pas universitare, e cila ishte vetëm me provime dhe lëndët organizoheshin në formën e literaturës. Nuk ishte kjo mënyrë organizimi siç është sot. Kështu që vërtëtë isha student dhe përpiqesha të isha përsëri një student i mirë edhe në master. Profesorët e mi të nderuar thonin që të quhesh student i mirë duhet të kesh të paktën pesë vjet punë si pedagog.

Kur ju vendosët të studioni në universitet, shumë moshatarë tuaj zgjodhën të emigronit. Sot vijon rrjedhja për studentë e madje edhe pedagogë. CCfarë ju inkurajoi të ecni përpara sot?

Nxitja e prindërve ishte e para. Jo vetëm dëshira e tyre por edhe këmbëngulja për të vazhduar një universitet. Por edhe unë vija me ëndrra të mëdha nga gjimnazi, ëndrra që nuk i shihja të realizuara në emigrim. Ndërkohë, emigracionin e kam provuar gjatë kohës së verës në dy vitet e fundit të gjimnazit. Duke shkuar tek njerëzit e mi në Athinë e kisha parë pak a shumë edhe jetën e vështirë të emigracionit.

Pse zgjodhët të studioni për histori?

Historia më ka pëlqyer që i vogël. Në gjimnaz, interesimi për të kaluarën e njerëzimit dhe ajo ideja për të zbuluar të kaluarën, ishte më interesante sesa të merresh me të tashmen. Për më tepër studimi i të kaluarës të bën që ta njohësh më mirë ose ta programosh më mirë të tashmën.

Ju keni studiuar një vit në Angli si student vizitor, si u bëtë pjesë e këtij programi dhe si ishte mësimdhënia në këtë universitet?

Në një vit akademik të plotë, shtator 2001-qeshor 2002, duke qenë student i profilit të arkeologjisë në universitetin e Tiranës, ndoqa studimet në Universitetin e Anglisë lindore në Norëich. Mendësia, infrastruktura, metoda e mësimdhënies, të gjitha ishin krejt ndryshe nga universiteti shqiptar. Flitet për elitën e universiteteve jo vetëm europiane por edhe botërore. Më ka vlejtur mbi të gjitha për mënyrën sesi duhet konceptuar universiteti, si duhet sjellë mënyra e komunikimit midis studentëvë dhe pedagogëve.

Intervistoi Alfred Zylyftari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0