Rrugëtimi drejt zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit. Bisedë me znj. Ljubica Llukaçej, bashkëthemeluese dhe partnere pranë Kreston Albania - Business Magazine Albania

Rrugëtimi drejt zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit. Bisedë me znj. Ljubica Llukaçej, bashkëthemeluese dhe partnere pranë Kreston Albania

Kreston

Kreston Albania është një kompani, e cila ofron shërbime financiare dhe të këshillimit të biznesit, që përfshijnë shërbimet e auditimit dhe të dhënies së sigurisë, shërbimet e kontabilitetit dhe të taksave, si dhe shërbimet ligjore dhe të këshillimit financiar. Prej muajit dhjetor 2014, Kreston Albania është pjesë e rrjetit botëror Kreston Global.

Pas një përvoje të gjatë në pozicione drejtuese në sektorin bankar privat, znj. Ljubica Llukaçej u angazhua pranë Kreston Albania, si bashkëthemeluese dhe partnere e Transformimit, Inovacionit dhe e Kapitalit Njerëzor. Znj. Llukaçej është Kontabël e Miratuar, Eksperte Fiskale dhe Audituese Ligjore e licencuar në Shqipëri.

 

Kreston

 

Ju sapo keni publikuar Raportin e Qëndrueshmërisë për vitin 2023. A është ky publikim i pari në llojin e tij për ju dhe nëse po, pse në këtë moment? A përfaqëson ky raport një arritje për kompaninë tuaj, apo është më tepër një praktikë e zakonshme në rrjetin tuaj global?

Po, raporti konsiderohet arritje për ne, duke qenë i pari që përmbledh rrugëtimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit tonë,  por njëkohësisht ky raport vjen si vijueshmëria e praktikave të rrjetit Kreston Global, në të cilin jemi anëtarë prej vitit 2014. Edhe pse që prej themelimit tonë mënyra e të bërit biznes ka qenë e orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë, vitin e kaluar ne e vlerësuam të nevojshëm formalizimin e angazhimit tonë, gjë të cilën e reflektuam me një plan konkret veprimesh dhe inciativash drejt qëndrueshmërisë,

si dhe me publikimin e këtij raporti në të cilin kemi ndarë të gjithë rrugëtimin tonë. Nga ana tjetër, si pjesë e rrjetit Kreston Global, ne ishim të ndërgjegjshëm lidhur me rëndësinë e të bërit biznes në pajtim me strategjitë globale të qëndrueshmërisë, të cilat shkojnë edhe përtej rrjetit tonë, si në rastin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara të përbëra nga shtatëmbëdhjetë synime që adresojnë sfidat më të mëdha globale deri në vitin 2030. Ne i jemi referuar këtyre Objektivave në hartimin e strategjisë tonë të zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë, prandaj dhe publikimi i Raportit të Qëndrueshmërisë në bazë vjetore, na mundëson të ruajmë transparencën përsa i përket angazhimit, progresit dhe përkushtimit tonë në këtë rrugëtim.

Çfarë do të thotë zhvillim i qëndrueshëm i biznesit dhe çfarë nënkupton ky rrugëtim për një kompani?

 Zhvillimi i qëndrueshëm i biznesit ka të bëjë me angazhimin e kompanisë për të patur praktika të përgjegjshme gjatë kryerjes së aktiviteteve të biznesit. Kjo nënkupton dhënien e prioritetit të duhur matjes së qëndrueshmërisë dhe impaktit etik të aktiviteteve të kompanisë parë në tre aspekte: mjedisi, shoqëria dhe qeverisja e brendshme e kompanisë. Ky angazhim shkon përtej respektimit të legjislacionit në fuqi, apo zbatimit të çdo rregulloreje përkatëse. Pranë Kreston Albania, synimi i praktikave të qëndrueshme është krijimi i

vlerave më afatgjata për palët e lidhura që njëkohësisht janë dhe shtyllat e strategjisë tonë, ekipi ynë, klientët tanë, si dhe komuniteti ku jetojmë dhe punojmë. Me zbatimin e praktikave të qëndrueshmërisë, për t’i bërë ato jo vetëm pjesë të aktivitetit tonë, por pjesë të kulturës së kompanisë, kemi vënë re impaktin pozitiv në nxitjen e inovacionit dhe në dhënien e kontributit të qenësishëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe me prosperitet për brezat në vijim.

Në raport ju jeni shprehur se strategjia juaj mbështetet edhe në direktivat e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, zakonisht në nivel individi duket e vështirë arritja e ndryshimeve që kanë impakt të konsiderueshëm në përmbushjen e këtyre objektivave. Si e vlerësoni ju rolin e kompanive si e juaja, në ndryshimin e këtij perceptimi?

Po, sikurse e përmenda dhe më lart, ne jemi mbështetur në disa prej Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kjo edhe si rezultat i angazhimit të rrjetit tonë Kreston Global, në realizimin e tyre. Ne besojmë se kompanitë kanë një rol kyç në ndryshimin e perceptimeve ekzistuese dhe në fuqizimin e individëve për të dhënë kontributin e tyre në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Angazhimi i një individi mund të mos jetë mjaftueshëm, por duhet të fillojë nga diku, apo jo? Pra, suksesi në këtë rast ka të bëjë me ndërgjegjësimin se kjo kauzë u përket të gjithëve, dhe secili individ, apo kompani, ka rolin e vet në arritjen e këtyre objektivave. Në rastin tonë, ne i konsideruam këto objektiva si udhëzuese për planin tonë të veprimit si dhe një model frymëzimi për ekipin tonë për të përqafuar kauzën. Në thelb angazhimi ynë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, shkon përtej përgjegjësisë sociale të kompanisë, me synimin për të kultivuar kulturën e të paturit të një impakti pozitiv si ekip në aktivitetin tonë të përditshëm, duke i mundësuar në këtë mënyrë çdo individi të jetë pjesë e vizionit drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

A mund të ndani me ne diçka më tepër rreth filozofisë tuaj “Të drejtosh me zemër”?

Kjo filozofi është e lidhur ngushtë me disa parime themelore të sipërmarrjes sonë që prej fillesave të saj. Të drejtosh me zemër do të thotë të drejtosh duke u mbështetur në vlera si empatia, integriteti dhe të qenit i njerëzishëm. Pra, ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se “në thelb të çdo raporti qëndron një marrëdhënie njerëzore” dhe se çdo gjë që bëjmë si marrja e vendimeve ashtu edhe raportet që ndërtojmë, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivel njerëzor tek cilido bashkëpunëtor. Ajo çfarë kemi vënë re ndër vite është se kjo qasje na ka mundësuar të krijojmë një kulturë të mbështetur në besim, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, gjë e cila ka sjellë rezultate pozitive e të qëndrueshme për bashkëpunëtorët tanë. Duke drejtuar me zemër, ne e kemi patur më të lehtë t’i frymëzojmë ata për ta përqafuar zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit jo thjesht në nivel strategjik, po si një vlerë që orienton vendimmarrjen dhe veprimtarinë tonë.

A mund të përshkruani si i merrni ju vendimet për të nisur disa prej iniciativave tuaja, apo cilat zgjidhni të mbështesni me anë të strategjisë tuaj?

Iniciativat tona janë në pajtim me vlerat që ne përfaqësojmë, pritshmëritë e palëve të lidhura si ekipi, klientët dhe komuniteti ku jemi të angazhuar, si dhe sfidat që prekin të gjithë shoqërinë në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Në përputhje me strategjinë tonë, i japim prioritet inciativave që adresojnë sfidat kryesore lidhur me mjedisin, apo shoqërinë dhe që kanë potencialin për të patur impakt të qenësishëm brenda kompanisë sonë dhe më tej në komunitet. Për shembull, ne dëshmuam angazhimin tonë për një qasje më të kujdesshme ndaj përdorimit të burimeve duke investuar në materiale kancelarike ekologjike si dhe në tërësi duke implementuar praktika më të mira të përdorimit dhe monitorimit të tyre. Në mënyrë të ngjashme, iniciativat tona për të promovuar mirëqënien e ekipit tonë si dhe për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe diversitetin pranë kompanisë, mbështeten në vlerat tona si empatia, respekti dhe kujdesi për cilindo bashkëpunëtor.

Këto iniciativa, e kishin pikënisjen nga ekipi juaj, apo nga drejtues të kompanisë?

Ndërmarrja e çdo lloj iniciative është në përgjithësi rezultat i përpjekjeve të kolektivit dhe bashkëpunimit të suksesshëm me anë të dialogut të hapur në nivel drejtues – punonjës. Arritja e objektivave tonë për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit lidhet ngushtë me përqafimin e iniciativave nga i gjithë ekipi, prandaj ne i kemi dhënë prioritet pajisjes së tij me informacion të vazhdueshëm lidhur me çdo inciativë si dhe kemi përqafuar çdo ide që ka ardhur prej ekipit në mbështetje të strategjisë. Për të arritur këtë lloj bashkëpunimi, e pamë me vlerë krijimin e një Komiteti të dedikuar për zbatimin e strategjisë tonë, në të cilin janë angazhuar në bazë vullnetare si drejtues, po ashtu edhe staf i kompanisë dhe që spikasin për pasionin e tyre ndaj kauzës së zhvillimit të qëndrueshëm. Ky Komitet luan një rol thelbësor në përqafimin e iniciativave dhe zbatimin e tyre me sukses në nivel kompanie.

Cilat janë planet tuaja përsa i përket Zhvillimit të Qëndrueshëm këtë vit?

Viti 2024 shënon thellimin e angazhimit tonë në iniciativat e ndërmarra me synim rritjen e impaktit pozitiv tek palët e lidhura dhe komuniteti në tërësi. Kjo do të thotë se ne jo vetëm do të vijojmë me mbështetjen e kauzave që kemi përqafuar deri më tani, të cilat synojmë t’i kthejmë në traditë, si për shembull, kontributi për gjelbërimin e qytetit me anë të mbjelljes së pemëve, apo fushata për dhurimin e gjakut, por do t’i pasurojmë ato me iniciativa të reja në drejtim të reduktimit të impaktit tonë negativ në mjedis dhe rritjen e impaktit pozitiv tek ekipi dhe bashkëpunëtorët tanë. Ne kemi nisur tashmë, aplikimin e iniciativave që promovojnë mirëqënien e ekipit tonë përfshirë kujdesin për shëndetin mendor si dhe ruajtjen e balancës ndërmjet punës dhe jetës personale. Ndër to mund të përmend, “Të enjtet tona të shëndetshme”, ku e enjtja e fundit e muajit i dedikohet një tematike të caktuar për ndërgjegjësimin e ekipit lidhur me çështje të shëndetit dhe mirëqënies, në formatin e një blogu shoqëruar nga një aktivitet në grup. Gjithashtu, ne do të rrisim angazhimin tonë në komunitet nëpërmjet bashkëpunimeve të reja me biznese vendase që ashtu si dhe ne kanë në prioritetet e tyre zhvillimin e qëndrueshëm, apo me anë të bashkëpunimeve me universitetet partnere, për të adresuar nëpërmjet leksioneve të hapura dhe eventeve të përbashkëta kauzat lidhur me ruajtjen e mjedisit, zhvillimin e rinisë dhe fuqizimin e gruas në biznes. 

 

Fokusi ynë qëndron tek nxitja e ndryshimeve pozitive për të patur një impakt të rëndësishëm në komunitetin tonë dhe më tej, sepse ne besojmë se e ardhmja u përket biznesve të qëndrueshme dhe duke e ndarë rrugëtimin tonë shpresojmë të frymëzojmë biznese të tjera të përqafojnë këtë nismë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0