Rruga e Kombit, nuk ka tarifë autostrade për mjetet e individët në ndihmë të situatës - Business Magazine Albania

Rruga e Kombit, nuk ka tarifë autostrade për mjetet e individët në ndihmë të situatës


Nisja e autokolonës së ushtrisë kosovare Drejt Shqipërisë dhe më vonë edhe autokolonës  për ndihmë me ushqime e pajisje materiale, janë shoqëruar me vlerësim nga qytetarët shqiptarë. Krahas kësaj, shumë qytetarë kanë ngritur pikëpyetjen nëse autokolonave iu desh të paguanin taksën e autostradës, një taksë shumë e kundërshtuar nga Shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Madje ata kanë propozuar që taksa të hiqet tërësisht, pasi është vetëm një turp për Shqipërinë.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, kërkoi të hiqet ose të pezullohet taksa rrugore për të gjithë kosovarët që dërgojnë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.

Në rrjetet sociale, ai u shpreh: “Kërkesë urgjente për autoritetet nga Shqipëria: Ka qindra qytetarë, biznese, operatorë të transportit të mobilizuar, të cilët me vullnet të jashtëzakonshëm janë të mobilizuar për përkrahje të Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ndërkohë, të gjithë po paguajnë taksën rrugore. Mospezullimi i kësaj takse për një kohë të caktuar është irritues dhe skandaloz; prandaj kërkohet urgjentisht, vendim i jashtëzakonshëm, në gjendje të jashtëzakonshme, për pezullim për një kohë të caktuar të njërës nga barrierat më absurde që ne e kemi me Shqipërinë, edhe në kohëra të zakonshme”.

Në një njoftim të saj, shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë, bëri të ditur se, duke filluar që nga dita data 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave (individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj), të cilët janë solidarizuar, apo kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti”.

Sipas kompanisë, këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente.

Normalisht, tarifa për kalimin e mjeteve 4 plus 1 është 5 euro, ndërsa për kamionët e mjetet e transportit të mallrave tarifa shkon deri në 11 euro.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0