Rruga e Hebrejve në Vlorë merr Emrin e Dr. Anna Kohen! - Business Magazine Albania

Rruga e Hebrejve në Vlorë merr Emrin e Dr. Anna Kohen!

Rruga e Hebrejve në Vlorë merr Emrin e Dr. Anna Kohen!

Rreth 20 vite më parë, Dr. Anna Kohen angazhohet me drejtuesit lokalë të Vlorës dhe rruga ku ajo banonte bashkë me disa familje të tjera hebre, merr emrin “Rruga e Hebrejve”. Ishte pikërisht periudha që ajo u vlerësua edhe qytetare nderi e Vlorës. Prej vitesh Dr. Anna Kohen, krahas karrierës së saj në fushën e mjekësisë në SHBA, i është dedikuar çështjes shqiptare, ka qenë në mbështeteje të komuniteteve dhe qytetarëve shqiptarë. Shumë prej nesh nuk e kanë ditur historinë e saj të plotë, derisa doli në dritë libri i saj “Lulja e Vlorës”.

Por, Dr. Anna Kohen, meritonte të vlerësohej nga qyteti i saj i dashur i lindjes dhe mbështetja erdhi pikërisht nga një grua, pjesëtare aktive e komunitetit shqiptar në Amerikë, nga sipërmarrësja Nevila Dudaj. Për këtë arsye, znj. Dudaj angazhohet personalisht dhe me miqtë e saj, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për t’i dhënë rrugës së Hebrejve emrin e Dr. Anna Kohen, si dhe për të vendosur një pllakë të re që nderonte familjet hebreje në këtë rrugë. Me mbështetjen që mori edhe nga Mirela Mezani, Drejtuese e WAW dhe gatishmërinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, pikërisht me rastin e 8 Marsit, ditës së Gruas, Dr. Anna Kohen mori dhuratën më të bukur që mund t’i bënin shqiptarët, atë të nderimit të saj, përmes emërtimit të rrugës ku është rritur.

Lexo edhe:Krissy Cela – Shqiptarja që ndërtoi një nga platformat më të mëdha të fitnesit në botë me vlerë $70 milionë!

E pyetur nga Va-Spas.com, Dr. Kohen shprehet e nderuar për këtë ndërmarrje të znj.Dudaj dhe të komunitetit shqiptar. Ajo thekson se, “me rrugën e Hebrejve, së bashku me ndërtimin e muzeut hebraik, vetëm dy rrugë më poshtë, do të krijohet një panoramë e plotë e jetës dhe nderimit të hebrejve në Vlorë”.

Ajo kujton se hebrejtë e pas luftës, ishin disa herë më shumë se para luftës, falë mbështetjes dhe kujdesit të familjeve vlonjate. Dr. Kohen në librin e publikuar pak vite më parë, “Lulja e Vlorës”, jo vetëm shpalos jetën e saj dhe të familjes, mençurinë me të cilën përballuan sfidat pa shtetësi shqiptare, por edhe lartëson dhe falenderon familjet shqiptare për kujdesin që kanë treguar ndaj hebrejve. Nisur nga jeta e saj me plot sfida, ajo këshillon të rinjtë përmes Va-spas.com, se: “Nëse doni të përparoni në jetë, duhet patjetër të shkolloheni, të merrni një profesion që ju pëlqen, jo vetëm të merrni një diplomë. Mos lini asnjë pengesë që t’ju ndalojë të bëni shkollën. Fatin e bëjmë vetë!”.

Dr.Kohen tregon se kur ishte studente e mjekësisë në Greqi, i komunikoi babait të saj, se edhe nëse familja do të ikë në Amerikë, ajo do të mbaronte shkollën në Greqi. “Kisha me vete vetëm lekët e autobusit. Gjatë drekës të gjithë studentët shkonin në kafene ose për të ngrenë një ëmbëlsirë. Unë pranoja të shkoja me ta, por thoja, se isha me dietë”, tregon ajo.

Libri “Lulja e Vlorës”, Kujtimet e një hebreje të rritur në Shqipërinë komuniste,është i disponueshëm në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe greqisht dhe vlen edhe si një libër motivues për të rinjtë dhe për qasjen e tyre ndaj jetës.

vaspas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0