Rrjeti social Facebook nuk po funksionon siç duhet, mijëra përdorues të prekur - Business Magazine Albania

Rrjeti social Facebook nuk po funksionon siç duhet, mijëra përdorues të prekur


Rrjeti social Facebook momentalisht po përjeton probleme madhore në Europë dhe Britani ndërsa në Shqipëri përdoruesit po hasin vështirësi në qasjen në faqet e rrjetit social.

Twitter janë publikuar rreth 2.500 cicërima nën hashtagun #facebookdown.

DownDectector i cili monitoron shërbimet online për probleme të mirëfunksionimit raportoi një rritje të ankesave të përdoruesve të cilët filluan në orën 18:15 me orën tonë lokale, ditën e djeshme.

rrjeti-social-facebook-nuk-po-funksionon-sic-duhet-mijera-perdorues-te-prekur-business-mag

Faqet janë të paaksesueshme

Këtyre probleme nuk u kanë shpëtuar as përdoruesit shqiptarë. Raportimet e para filluan në 18:04 ku disa përdorues të cilët kërkojnë faqe të menaxhuara nga platforma Business Manager e kanë të pamundur të qasen në to.

Rrjeti social shfaq një mesazh gabimi si në foton e paraqitur më poshtë:

rrjeti-social-facebook-nuk-po-funksionon-sic-duhet-mijera-perdorues-te-prekur-business-mag

Këtë problem e ka patur edhe faqja PCWorld Albanian në rrjetin social të tyre.

Pamundësia për t’u qasur në faqet e menaxhuara nga Business Manager konsiston vetëm nga një shfletues desktop dhe specifikisht në Shqipëri.

Në Britani përdoruesit kanë vështirë të hapin dhe kërkojnë, pëlqejnë dhe komentojnë përmbajtjet në platformë.

Qasja përmes një telefoni celular nga aplikacioni kryesor Facebook dhe aplikacioni i menaxhimit të faqeve Pages Manager vijon pa probleme.

Ky ngjarje vjen pak orë pasi The Guardian publikoi një hulumtim të Universitetit të Kalifornisë i cili thoshte se përdoruesit e WhatsApp janë seriozisht të ekspozuar ndaj përgjimit.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0