Së shpejti, astronautët në misionet e hënës nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos iu përgjigjur mesazheve.
NASA dëshiron që astronautët të kenë një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për këtë ka firmosur një kontratë me Nokia-n.
Agjencia Hapësinore tha se Nokia do të ketë në dispozicion 14.1 milionë dollarë për të ndërtuar një rrjet celular 4G/LTE në Hënë. Përmes këtij rrjeti astronautët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë eksplorimit të sipërfaqes. Gjithashtu, do të ishte një mënyrë komunikimi mes agjencisë dhe anijes hapësinore.
Lexoni: NASA do të dërgojë gruan e parë në Hënë
Kontrata është pjesë e një financimi me vlerë 370 milionë dollarë nga NASA, ku një pjesë e madhe shkuan për SpaceX dhe United Alliance.
Plani i Nokia është të ndërtojë një rrjet 4G / LTE, dhe përfundimisht të kalojë në 5G (ashtu si ne të tjerët). Do të jetë “sistemi i parë i komunikimit LTE / 4G në hapësirë”, sipas njoftimit të NASA-s. Rrjeti është ndërtuar për të qenë kompakt dhe efikas, si dhe “i projektuar posaçërisht për t’i bërë ballë temperaturës ekstreme, rrezatimit dhe kushteve të vakumit të hapësirës”.
Sipas UPI, NASA tha në një transmetim të drejtpërdrejt se rrjeti do të shtrihej në anije kozmike dhe do të ndihmonte në zhvillimin e teknologjisë së përshtatshme për Hënën. Ende nuk ka detaje rreth afatit kohor të këtij projekti.
I gjithë plani është në mbështetje të qëllimit të NASA-s për të pasur një bazë në Hënë deri në vitin 2028, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në transmetim. Fundja, pa internet si do të ishin në gjendje astronautët, të postonin në Instagram ecjen në Hënë ?!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.