Të dhënat e 690 mijë shqiptarëve kanë rrjedhur nga sistemi shtetëror, duke shkaktuar një furtunë në mjedisin social të vendit dhe duke nisur hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Pista kryesore që po dyshohet është pikërisht infiltrimi i brendshëm dhe një gabim njerëzor nga punonjësit që kanë pasur akses në këto të dhëna.
Të dhënat, të cilat po qarkullojnë në telefonta e shumicës së qytetarëve përfshijnë numrin e kartës së identitetit, rrogën mujore në kompaninë, ku janë punësuar, numri i targave të makinës dhe personi që e ka në pronësi mjetin.
Përtej skandalit që ka shkaktuar kjo rrjedhje e të dhënave dhe fenomeneve sociale, të cilat u vunë re, tashmë këto të dhëna mund të përdoren nga çdo qytetar edhe për të shuar kuriozitetin e tyre, në lidhej me jetën private të dikujt tjetër.
Mario Margegaj një ekspert IT ka përpunuar një aplikacion, i cili me një skanim të targës së makinës tuaj nxjerr pronarin dhe të gjithë të dhënat e tjera që kanë dalë në shesh.
Kjo ide ka marrë shumë shikime dhe klikime në rrjet, duke marrë edhe pëlqimin e shumë njerëzve, që tashmë në duart e tyre mund të kenë informacionin e nevojshëm për çdo qytetar që mund të kenë përballë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto