Rritje e ulët ekonomike 3 muajt e parë, kreditimi parashikohet i plogësht për 2016-n - Business Magazine Albania

Rritje e ulët ekonomike 3 muajt e parë, kreditimi parashikohet i plogësht për 2016-n


Kredia për ekonominë shënoi rritje të papërfillshme në tre muajt e parë të vitit, duke paralajmëruar se aktiviteti kreditues mund të mbetet i plogësht edhe në 2016-n.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në mars, totali i huave që bankat kanë dhënë për ekonominë arriti në 547 miliardë lekë, nga 546.8 miliardë që ishte në fund të dhjetorit. Ndërsa nëse krahasohet me marsin e vitit të kaluar, kredia ka rënë me 10 miliardë lekë, ose 70 milionë euro.

Ekspertët e bankës qëndrore thonë se, rënia e kredisë në kushtet kur interesat e saj kanë zbritur në minimumin historik të të gjitha kohërave dëshmon oreksin e ulët të bizneseve, por edhe bankave për të marrë përsipër rrezikun.

Të dhënat e detajuara tregojnë se e gjithë rënia ka ardhur nga portofoli i huave të biznesit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia që bankat kanë dhënë për biznesin ka rënë nga 365 miliardë lekë që ishte vjet në mars, në 354.9 miliardë këtë vit.

Në programin e reformave ekonomike 2016-2018, qeveria e cilëson stanjacionin e kredisë si rrezikun kryesor që mund të pengojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Rritja e dobët e kreditimit mbetet shqetësimi më i madh për perspektivën e ekonomisë shqiptare”, thuhet në program. Sipas INSTAT, vitin e kaluar rritja ekonomike u udhëhoq nga investimet, ndërsa konsumi privat mbeti i ndrydhur.

Por a mund të vazhdojë rigjallërimi i investimeve pa u mbështetur me kredi? Ky mbetet shqetësimi më i madh, i pranuar jo vetëm nga qeveria por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0