Rritje e importeve, në tregun shqiptar hynë 2.7 milionë kg vaj i palmës

Rritje e importeve, në tregun shqiptar hynë 2.7 milionë kg vaj i palmës


Importet e vajit të palmës në fund të 2016 arritën mbi 2.7 milionë kilogramë duke u rritur me 10.5 % krahasuar me një vit më parë, duke arritur një nivel rekord.

Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë për një tendencë të fortë rritjeje të paktën që nga viti 2014 kur importet regjistruan vlerën 984 mijë kilogram.

Bazuar në statistikat e popullsisë, konsumi i vajit të palmës arriti në gati1 kg për frymë në vitin 2016, nga vetëm 20 gram për frymë që llogaritej në vitin 2000.

Importi i vajit të palmës ka shënuar rritje të fortë që pas vitit 2006, duke rënë vetëm një vit, në 2014-n.

Vendet nga importojmë

Por cilat janë vendet nga ku Shqipëria importon vajin e palmës. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë se 38% e këtij produkti importohet nga Malajzia kurse nga Indonezia vjen të paktën 36% e totalit. Një peshë më të ulët zënë importet nga

Greqia me 22% dhe në fund Italia me vetëm 4%.

Statistikat globale tregojnë se Malajzia dhe Indonezia llogariten për rreth 90% të prodhimit global të vajit të palmës dhe eksporteve, të favorizuara nga shirat tropikale.

Për çfarë përdoret

Vaji i palmës dhe fraksionet e saj janë të njohura në një seri sektorësh. Nga studime të ndryshme që janë bërë në botë është dalë në përfundimin se të paktën 50% e artikujve në raftet e marketeve kanë në përbërje vajin e palmës ose njërin nga fraksione e tij.

Lista e sektorëve që e përdorin këtë produkt është e gjatë dhe nis nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë, produktet e kozmetikës dhe të kujdesit ndaj vetes, energji, ushqimi i kafshëve, në farmaceutikë, industria e shërbimit dhe industria ushqimore.

Gjithsesi në çdo rast në paketimet e ushqimeve apo produkteve që kanë përmbajtje të vajtit të palmës bëhet me dije përmbajtja duke i lënë në dorë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë apo jo.

Precedenti me vajin e palmës në Shqipëri

Gjatë këtij viti u hap një debat i gjerë për përdorimin e vajit të palmës në produktet të bulmetit të prodhuara në Shqipëri. Nga analizimi i mostrave të disa produkteve rezultoi që përmbajtja në vaj palme të ishte dukshëm i lartë çka vuri në lëvizje institucionet në vend.

Po që nga koha e kësaj fushate e deri më tani nuk është dhënë ndonjë detaj mbi pretendimet e ngritura në treg për përdorim të lartë të vajit të palmës.

Efektet e vajit të palmës

Vaji i palmës është dy llojesh, i prodhuar nga fruti i palmës dhe i prodhuar nga fara e frutit.

Në të dyja rastet vaji i palmës ka disa efekte tipike për të cilat mjekët herë pas herë rekomandojnë gjetjen e vajrave më të shëndetshëm.

Ka me dhjetëra studime që ngrenë teza mbi efektet negative por shfaqja më tipike lidhet me faktin që vaji i palmës ju bën të shtoni më shumë kilogram, ka më shumë kalori dhe yndyrë, mund të rrisë nivelet e kolesterolit.

Por ashtu siç ka efekte negative nëse përdoret në formën e tij më të mirë dhe me përmasa të moderuara mund të ketë edhe përfitime pozitive shëndetësore.

/Lajmiifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0