Rritje e brishtë/ Sektoret tradicionale bien, shërbimet mbajnë në këmbë ekonominë - Business Magazine Albania

Rritje e brishtë/ Sektoret tradicionale bien, shërbimet mbajnë në këmbë ekonominë

Konfindustria, të merren masa për institucionet përgjegjëse për pezullimin e fondeve të BE-së

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtetBujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot.

Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale.

Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Lexo edhe: Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore.

Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve.

Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv.

Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme. Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0