Rritja stratosferike e naftës, Biden: Kompanitë energjetike të ulin çmimin ose do taksohen - Business Magazine Albania

Rritja stratosferike e naftës, Biden: Kompanitë energjetike të ulin çmimin ose do taksohen

Rritja stratosferike e çmimit të energjisë që po mundon pjesë të ndryshme të botës, iu faturua në pjesë të madhe konfliktit në Ukrainë. Por presidenti amerikan Joe Biden thotë se edhe po abuzohet në emër të luftës.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi hapur  kompanive të karburantit dhe gazit që të përdorin fitimet e tyre në nivele rekord për të ulur kostot për amerikanët, si dhe të rrisin prodhimin, ose në të kundërt, të paguajnë një nivel më të lartë taksash.

Lexo edhe: Konfindustria: kriza e energjisë të parashikohet në buxhet me masa konkrete

“Kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre. Industria e naftës nuk e ka përmbushur zotimin e saj për të investuar në Amerikë dhe për të mbështetur popullin amerikan. Ata nuk po nxjerrin thjesht fitimet që u takojnë, ata po nxjerrin fitime aq të mëdha sa është e vështirë të besohet.” – u shpreh presidenti amerikan Joe Biden.

Mendoj se e gjithë kjo është revoltuese, u shpreh Biden që duke marrë haptazi krahun e konsumatorëve tha se nëse këto fitime do t`u kalonin atyre, çmimi i benzinës do të ulej me rreth 50 centë. Pas kësaj, erdhi dhe kërcënimi për firmat abuzuese.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta. Është koha që këto kompani ta ndalin përfitimin e tyre nga lufta.’ – tha më tej presidenti amerikan Biden.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0