Rritja masive e rrjetit social Tiktok ka filluar të ngadalësohet

Rritja masive e rrjetit social Tiktok ka filluar të ngadalësohet


Platforma fillimisht është lancuar në Kinë më 2016, ndërsa u bë globale një vit më vonë, duke grumbulluar më se 500 milionë ndjekës, ndërsa në total ka mbi 1.5 miliardë ndjekës.

Formati hibrid në mes të Vine dhe YouTube, ka bërë që videot në TikTok të jenë atraktive dhe shumë të popullarizuara tek të rinjtë.

Por, të dhënat e fundit nga SensorTower, tregojnë se ky rrjet social ka pësuar rënie në çerekun e fundit të këtij viti. Gjatë muajit shtator, ka pasur 177 milionë shkarkime, që është për katër për qind më pak se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Rënia e përdorimit të TikTok mund të shkaktohet nga shpenzimi i tepërt i Facebook-ut në reklamimin e platformës së vet, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë përdorues të rinj në moshë.

TikTok, shumë përdorues i ka mbledhur duke reklamuar në Facebook, por kohët e fundit nuk është duke shpenzuar aq shumë sa dikur dhe interesimi ka rënë. Megjithëse është një fenomen botëror, kritikat e shumta që janë bërë së fundi për TikTok, mund t’ia zbehin popullaritetin dhe ndjekësit të largohen.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e ka kritikuar TikTok për mënyrën e marrjes së të dhënave dhe qeveria e Kinës e ka kritikuar për lejimin e shfaqjes së disa pamjeve nga protestat në Hong Kong.

TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0