Rritja ekonomike globale është më keq se ajo që duket

Rritja ekonomike globale është më keq se ajo që duket


 

CEO i kompanisë më të madhe të anijeve në planet, ashtu si pjesa tjetër e botës, e cila shqetësohet për të ardhmen ekonomike të planetit, druan se ka një lajm të keq për të na dhënë në lidhje me këtë të fundit.

Grupi Maersk është një konglomerat mbarëbotëror që operon në 130 vende të botës dhe ka nën “ombrellën” e saj rreth 89,000 punonjës. Përveç zotërimit të kompanisë më të madhe në botë për anijet, Maersk është e angazhuar edhe në shumë aktivitete të tjera në sektorin e anijeve, si logjistika dhe industria e naftës dhe gazit.

Në një intervistë me Bloomberg, CEO i Moeller-Maersk, Niels Smedegaard Andersen sugjeron se parashikimet për rritjen globale janë ende shumë solide, pavarësisht se pretendohej pë një nivel më të lartë të rritjes në fillim të këtij viti.

Vetëm pak ditë më parë kompania ka dalë në një deklaratë se me raportimin e një rënie shumë të madhe në fitime, ajo do të shkurtojë 4000 vende pune.  Më poshtë përcillet një pjesë e deklaratës së CEO-s së grupit Maersk, për Bloomberg:

“Ne mendojmë se rritja globale po ngadalësohet,” ka thënë Andersen për një intervistë telefonike. “Tregtia është shumë më e dobët se ajo çfarë parashikohej normalisht me parashikimet e rritjes në fillim të vitit…

“Nga parashikimet tona makroekonomike ne shikojmë një rritje më të ulët, veçanërisht në vendet në zhvillim, por ndoshta edhe në Europë, nga ajo që pritej për 2015-ën.” ka thënë Andersen. “Gjithashtu për 2016-ën, jemi pak më shumë pesimistë se të gjithë parashikuesit e tjerë.”

Shifrat e tregtisë botërore në vlera dhe vëllim
Shifrat e tregtisë në vlera dhe vëllim

Andersen nuk shikon një krizë globale, por është një vlerësim depresiv që i bën gjendjes së ekonomisë botërore që kur kanë kaluar 7 vite që nga kriza financiare. Ekonomi si ato të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara po kërkojnë një rritje të qëndrueshme, por eurozona ende po zgjerohet me një hap modest, dhe pritshmëritë për rritje në tregjet e reja po bëhen gjithmonë e më të ulëta këto vitet e fundit.

Shifrat për tregtinë mbarëbotërore praktikisht kanë treguar një stanjacion të ekonomisë botërore nga mesi i 2011-ës deri në mesin e 2015-ës, duke iu shmangur trendit të rënies së 2008-ës. Që nga mesi i këtij vitit, rritja ekonomike globale ka filluar të bjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0