Rritja e eksporteve të vajit të ullirit, lançohet nisma e ngritjes së kapaciteteve të sektorit - Business Magazine Albania

Rritja e eksporteve të vajit të ullirit, lançohet nisma e ngritjes së kapaciteteve të sektorit

Rritja e kapacitetit të përpunimit të vajit të ullirit është ndër nismat e fundit të ministrisë së Bujqësisë, me objektiv rritjen e eksportit të vajit të ullirit.

Kjo nismë do të realizohet nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, (KASH) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Shoqatën Shqiptare të Vajit të Ullirit, FED Invest si dhe me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, SDC, i implementuar nga “Helvetas”.

Qëllimi është të forcohet eksporti i vajit të ullirit falë mbështetjes që do t’i jepet këtij sektori në disa drejtime.

Konkretisht, mbështetja shkon në identifikimin e zotëruesve të vajit tepricë për shitje në sasi dhe cilësi, ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin rreth praktikave më të mira në prodhimin dhe ruajtjen e cilësisë së vajit të ullirit, kryerjen e analizave të vajit të ullirit, me qëllim ndihmën ndaj eksportuesve në aksesimin e tregjeve me vlerë të lartë.

Gjithashtu, nisma mbështet bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm mes pushtetit lokal, fermerëve dhe përpunuesve.

Synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është të përmirësojë e konsolidojë shitjen e vajit të ullirit në tregun e vendit dhe të nxisë eksportin e tepricave të vajit të ullirit në vendet e BE-së dhe vendet që blejnë me çmime të larta.

Kjo iniciativë është në vazhdën e politikave mbështetëse që ka ndërmarrë MBZHR për vajin e ullirit, i cili vitin e kaluar u përball me superprodhim dhe thuajse mbeti stok për shkak të çmimit nën kosto.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi takime me homologun italian Françesko Lolobrixhida dhe nënshkroi disa marrëveshjeve të bashkëpunimit në mbështetje të zgjerimit të eksportit të vajit të ullirit në tregun italian dhe europian.

Lexo: Vjen në Ohër MATCHIN SUMMIT 2023

Kjo ka nxitur eksportet, duke i rritur ato në 1258 tonë vaj ulliri (janar-prill 2023) kundrejt 326 tonëve që u eksportuan gjatë vitit 2022.

“Ulliri është një pasuri e çmuar kombëtare dhe ne jemi të angazhuar me të gjitha forcat dhe kapacitetet tona për ta forcuar këtë sektor dhe për t’i orientuar prodhuesit e ullirit për mbledhjen dhe certifikimin e këtij produkti duke iu vënë në dispozicion fonde dhe linjat e nevojshme të prodhimit dhe të përpunimit”, u shpreh Krifca.

Ministrja Krifca vlerësoi se “nuk mundet të krijojmë vlerë të shtuar në rast se nuk synojmë eksportin e vajit të ullirit”.

Rritja e eksporteve të vajit të ullirit, lançohet nisma e ngritjes së kapaciteteve të sektorit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0