Rritet paga minimale në vend. Përgjysmohen taksat për disa kategori të punësuarish - Business Magazine Albania

Rritet paga minimale në vend. Përgjysmohen taksat për disa kategori të punësuarish

Nga 1 prilli paga minimale në vend do të jetë 32 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është aktualisht.Vendimi i Këshillit të Ministrave i parashikuar për të hyrë në fuqi në korrik të këtij viti u zhvendos në kohë, për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve si paketë e Rezistencës Sociale të hartuar nga qeveria.

Janë rreth 71 500 të punësuar me këtë nivel pagash, ndërsa ndryshimet do të ketë edhe për kategori të tjera.

Qeveria ka vendosur edhe për të punësuarit me paga nga 40-50 mijë lekë, që t’i përgjysmohet norma tatimore. Ky tatim llogaritet dhe mbahet nga kompanitë aktualisht, ndërsa nuk dihet ende nëse do të reflektohet te pagat e punëmarrësve. Në këtë fashë përfitojnë 58 mijë individë.

Ndryshimet prekin edhe 5900 punonjës që i përkasin fashës 150 mijë- 200 mijë lekë në muaj.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë rrit normat e interesit. Kreditë dhe kursi i këmbimit pritet të pësojnë luhatje

Nga aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit me -1.37 miliardë lekë në vit. Kjo masë shihet si mbështetëse ndaj shtresës së mesme dhe lehtësimin e profesionistëve, të cilët merrnin paga deri në 200 mijë lekë, por paguanin një tatim të rëndë.

Shpeshherë kjo skemë e pavaforshme e tatimit progresiv ka dërguar edhe në evazion fiskal nga shumë profesionistë, të cilët hapnin biznese me NIPT-e personale dhe deri në 10 milionë lekë xhiro nuk paguanin asnjë taksë në shtet.

Qeveria gjithashtu vitin e kaluar ka prezantuar edhe një ndryshim të ri, për tatimin e pagave, ku të gjithë ata që janë të dypunësuar, duhet të plotësojnë një deklaratë vjetore të ardhurash dhe të llogarisin diferencën e tatimeve të papaguara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0