Rritet me shpejtësi kërkesa për punë me AI gjeneruese në Europë, kryeson Irlanda - Business Magazine Albania

Rritet me shpejtësi kërkesa për punë me AI gjeneruese në Europë, kryeson Irlanda

Numri i vendeve të punës që përmendin inteligjencën artificiale gjeneruese (GenAI) është rritur ndjeshëm në disa shtete evropiane gjatë vitit deri në mars 2025 , megjithatë ekspertët theksojnë se inteligjenca njerëzore mbetet thelbësore në çdo vend pune.

Sipas të dhënave të publikuara nga platforma globale e punësimit Indeed, në ekonomitë kryesore evropiane, përqindja e shpalljeve për vende pune që përfshijnë GenAI është më shumë se dyfishuar në 12 muajt e fundit. “Gati çdo profesion do të ndikohet nga AI në një moment të caktuar,” tha Pawel Adrjan, drejtor i kërkimeve ekonomike në Indeed.

Çfarë janë punët me GenAI?
Bëhet fjalë për role që përfshijnë zhvillimin, zbatimin apo mbikëqyrjen e teknologjive të inteligjencës artificiale gjeneruese, nga ndërtimi i funksioneve GenAI deri te përdorimi i tyre për përmirësimin e efikasitetit, analizën e të dhënave, përmbledhjen e raporteve apo krijimin e përmbajtjeve tekstuale dhe vizuale.

Irlanda në krye të garës europiane
Irlanda udhëheq Europën për nga numri i vendeve të punës që lidhen me GenAI. Më 31 mars 2025, mbi 0.7% e të gjitha shpalljeve të punës në Irlandë përmbanin terma të lidhur me GenAI – një rritje prej 204% në krahasim me një vit më parë. Për krahasim, vendet e punës për kuzhinierë në Irlandë përfaqësojnë 1.1% të shpalljeve, ndërsa për shoferë kamioni dhe kamarierë respektivisht 0.8% dhe 0.6%. Ky trend reflekton pozicionin e fortë të Irlandës në inovacionin digjital, falë një sektori të zhvilluar teknologjik dhe pranisë së shumë kompanive globale si Google, Apple, Meta, Microsoft, Amazon, IBM, Oracle, Salesforce, Tencent, etj.

Adrjan thekson se kjo rritje është gjithashtu e lidhur me përqendrimin e lartë të punëdhënësve në fushat e software-it, shërbimeve financiare dhe shkencave të jetës, ku AI po bëhet gjithnjë e më thelbësore.

Lexo edhe: Eksodi drejt Metës trondit OpenAI, drejtuesit në alarm nga largimet

Gjermania, Britania dhe Franca ndjekin me ritme më të ngadalta
Ndërkohë, Gjermania (0.23%), Britania (0.33%) dhe Franca (0.21%) kanë parë gjithashtu rritje të ndjeshme, por mbeten pas Irlandës. Në këto vende, përqindja e shpalljeve për punë që përmendin GenAI është rritur nga 91% deri në 120% në vetëm një vit, duke treguar për një transformim gradual të tregut të punës.

Në cilat profesione përmendet më shumë GenAI?
Në Irlandë, GenAI përmendet më shumë te rolet që lidhen me matematikën (14.7%), ndjekur nga zhvillimi i softuerëve (4.9%), media dhe komunikimi (3.9%), arkitektura (2.4%) dhe kërkimi shkencor (2.1%). Po ashtu, një prani e konsiderueshme shihet edhe në inxhinierinë industriale, sektorin ligjor, marketing, mjekësi dhe prodhim.

Njerëzit sërish të pazëvendësueshëm
Edhe pse përdorimi i AI është në rritje, ekspertët theksojnë se aftësitë njerëzore janë të pazëvendësueshme. Në një raport të përbashkët të Indeed dhe Forumit Ekonomik Botëror, rezultoi se rreth 69% e aftësive të analizuar nuk mund të zëvendësohen nga GenAI.

Aftësi si përpunimi shqisor, empatia dhe dëgjimi aktiv janë më pak të rrezikuara nga automatizimi, ndërsa aftësi si leximi, shkrimi dhe matematika janë më të ekspozuara ndaj zëvendësimit.

“GenAI është një mjet i fuqishëm për rritjen e efikasitetit, por aktualisht është ende larg kompleksitetit të trurit njerëzor,” – përfundon Adrjan.

Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0