Ushqimet vijojnë të kryesojnë rritjen e çmimeve prej muajsh, ndërsa së fundi, inflacioni është rritur sipas INSTAT, edhe për shkak të rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Gjatë muajit shkurt 2018, indeksi vjetor i çmimeve të konsumit ishte 2,1 %, nivel ky më i lartë i shënuar në tetë muajt e fundit. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %, sipas INSTAT.
Por, pavarësisht rritjes, indeksi mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Niveli i ulët prej vitesh tashmë, është pasqyrë e nivelit të ulët të konsumit. Pothuajse e njëjta situatë edhe në vendet nga ku importojmë, çmimet nuk kanë shënuar rritje të dukshëm, duke e ndihmuar tregun të mos rëndohet nga një inflacion i lartë i importuar.
Ekonomistët ndërkombëtare dhe ekspertë të FAO-s paralajmërojnë ndërkohë se ky cikël i çmimeve përgjithësisht të ulëta nuk do të zgjasë për shumë kohë, dhe pritet të shoqërohet me rritje çmimesh vitet e ardhshme. Rritja e çmimeve nuk është një lajm i mirë për konsumatorët, por prodhuesit i ndihmon të investojnë e të përmirësojnë prodhimin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto