Rreziqet e hakimit dhe ajo çfarë një haker mund t’i bëjë kompjuterit tuaj

Rreziqet e hakimit dhe ajo çfarë një haker mund t’i bëjë kompjuterit tuaj


Përktheu  Ergys Kosovrasti
Me zhvillimin dhe risitë teknologjike, jeta e njeriut është përmirësuar dukshëm, por po ky zhvillim ka bërë që ai të përballet me rreziqe të reja, të cilat më parë ndoshta as nuk mund të konceptoheshin. 

Hakerat përbëjnë një nga këto rreziqe dhe “fama” e tyre ka arritur të prekë një pjesë të madhe të popullsisë. Kjo vjen dhe si arsye e sensibilizimit dhe diturisë që popullsia botërore zotëron tani mbi mënyrën se si bota teknologjike funksionon.

Si veprojnë hakerat?
Hakerat janë persona, të cilët shfrytëzojnë dituritë e tyre mbi sistemet teknologjike, për të aksesuar informacione të pa autorizuara. Këto informacione mund të jenë kode bankare, siguracione të ndryshme, por dhe mesazhe teëthjeshta, të cilat mund të jenë pjesë e rrjeteve sociale. Kjo e fundit prek dukshëm pjesën më të madhe të popullsisë, pasi mbajtja e këtyre informacioneve kthehet në një formë shantazhi.

Si mundet një haker të më gjejë?
Të gjithë që përdorin një kompjuter të lidhur me internetin janë të rrezikuar në çdo moment. Zakonisht hakerat do mundohen të krijojnë kontakt me ju nëpërmjet një emaili të pazakontë ose klikimin në ndonjë link të dyshimtë, por ekziston gjithashtu mundësia e marrjes së informacioneve në mënyre direkte, duke ju lënë në padijeni, që i gjithë aktiviteti juaj në internet po monitorohet.

Lexo: Si po mashtrohen bizneset shqiptare nga hakerat?

Çfarë mund të bëjë një haker?

  • Vjedhja e username ose fjalëkalimi
  • Hapja e kartave te kreditit ose llogarive bankare në emrin tuaj
  • Të kërkojë ndryshimin e fjalëkalimeve në llogaritë tuaja
  • T’u shesë informacione palëve të treta

Si ta kuptoni në qoftë se jeni hakuar

  • Çdo transaksion i dyshimtë ose informacion që bie ndesh me atë që ju keni vendosur më parë, është një shenjë që llogaria juaj mund të jetë hakuar.

Këshilla si të mbroheni nga hakerat:

  • Përdoni firewall
  • Bëni update sistemin tuaj operativ sa më shpesh
  • Shmangni faqet e dyshimta
  • Shkarkoni vetëm nga faqe të cilat ju u besoni
  • Limitoni sasinë e informacionit personal online
  • Kontrolloni vazhdimisht nëse informacionet tuaja vazhdojnë të jenë të sakta

WEBROOT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0