Rregullat e reja të liçensimit për operatorët e linjave ndërqytetase të pasagjerëve - Business Magazine Albania

Rregullat e reja të liçensimit për operatorët e linjave ndërqytetase të pasagjerëve


Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën me dije se të gjithë operatorët e transportit në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës, të cilët disponojnë një liçencë të vlefshme dhe janë aktive në operim, duhet të aplikojnë pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për t’u pajisur me liçencë të re për linjat përkatëse në të cilat kanë operuar.

Kriteret dhe rregullat e liçencimit janë bashkëlidhur këtij njoftimi, bazuar në Udhëzimin nr. 5627, datë 18/11/2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” (F.Z nr. 228, datë 24.11.2016).

Sigurojmë kompanitë dhe operatorët, se çdo kërkesë e tyre do të merret në konsideratë dhe do të shqyrtohet me seriozitet nga grupi i punës.

Liçenca për transportin ndërqytetës të udhëtarëve, (linjat kryesore dhe ushqyese), janë me afat 5 vjet dhe nga data 1 janar 2017, liçencat do të lëshohen në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.

Afati i vlefshmërisë së çertifikatave për autobusët e shërbimit ndërqytetës është nga 1 deri në 5 vjet.

Për një periudhë nga 3 – 9 muaj, MTI në bashkëpunim me organet e kontrollit do të monitorojë zbatimin dhe funksionimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse, si dhe të subjekteve të pajisura me licencë, me qëllim vlerësimin e operimit të tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor.

Liçencat për transportin ndërqytetës dhe çertifikatat e mjeteve, që janë lëshuar në bazë të licencave, (lëshuar nga bashkitë) dhe liçencat e transportit rrethqytetës, (lëshuar nga bashkitë ose komunat), para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, janë të vlefshme në ditën e lëshimit të liçencave, por jo më vonë se data 1 janar 2017.

Dorëzimi i dokumentacionit përkatës mund të kryet çdo ditë deri në datën 30 Dhjetor pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, nga ora 10.00-12.00.

Aplikimi për liçencim për linjat ndërqytetse dhe dokumentet e nevojshme:

a) Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor të subjektit transportues dhe drejtuesit/drejtuesve të veprimtarisë, Lidhja 7/1 dhe 7/2.

b) Dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë:

i) një dokument/garanci bankare;

ii) një dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi.

c) Çertifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, i cili mund të jetë ortaku i vetëm ose një prej ortakëve, apo administratori i subjektit ose një person i punësuar me kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare;

d) Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për Transport Udhëtarësh brenda vendit”.

e) Liçenca origjinale e lëshuar nga bashkia, dhe në rast se dokumenti origjinal ka humbur, apo është dëmtuar, kopja e njehsuar me origjinalin.

Për mjetet, numrin e nevojshëm të kërkuar për shërbimin që do të operohet,dhe për secilin mjet dokumentet si më poshtë:

a) Leja e qarkullimit;

b) Çertifikata e kontrollit teknik të mjeteve;

c) Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit, lëshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sipas udhëzimit nr. 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, të ndryshuar;

d) Çertifikata e kalibrimit të tahografit;

e) Regjistrimi i mjeteve në QKB;

f) sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;

g) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Dokumentet e mësipërme duhet të jenë të njehsuara me origjinalin.

Për drejtuesin e mjetit dokumentet, si më poshtë:

a) Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton;

b) Çertifikata e Aftësisë Profesionale (ÇAP) për drejtuesit e mjeteve në përputhje me udhëzimin nr. 3606/2, datë 28.10.2011 “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D (*) dhe DE, me çertifikatën e aftësimit profesional (ÇAP)”, të ndryshuar, kur kërkohet;

c) Kontrat me drejtuesin e mjetit.

Në rastin e shërbimeve të rregullta të ketë agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose kontratë me një agjenci transporti.

d) Vërtetim nga tatimet që ka paguar të gjitha detyrimet.

e) Vërtetim nga Bashkia që ka paguar gjithë detyrimet ndaj tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0