Rrëfimi i britanikut, që u shërua nga Coronavirus

Rrëfimi i britanikut, që u shërua nga Coronavirus


Connor Reed është ndër njerëzit e parë që është prekur nga virusi Corona, diagonostifikimi i tij u vonua, por ai ja doli të shërohej. Connor rrëfen hap pas hapi se si ndjeu simptomat e para, duke menduar se po kalonte grip dhe se si ja doli të shërohet.

“Njerëzit nuk duhet të bëjnë panik, ata duhet t’a ndihmojnë njëri-tjetrin në këtë kohë krize që po kalojmë”, thotë mësuesi britanik Connor Reed, i cili punon në Wuhan të Kinës.

Ai tregon se u sëmur në fund të muajit nëntor dhe simptomat e para ishin të njëjtat me ato të një ftohjeje të zakonshme, si kolla, rrufa, dhe një lloj dhimbjeje pas syve. Për Connor kjo është pikërisht faza kur një person mund të jetë më i rrezikshëm për ambientin përreth pasi mund të infektojë të tjerët pa vetëdije, sidomos në kohën kur i ndodhi atij. Asokohe askush nuk kishte dëgjuar për Koronavirusin.

Për fazën e dytë, kur simptomat fillojnë dhe janë të ngjashme me ato të gripit, ai thotë se mund të ngatërrohesh më shumë. “Kjo pasi të duket sikur po e kalon të ftohurën, megjithatë virusi të godet menjëherë dhe shëndeti yt përkeqësohet”, thotë Connor, për LADbible UK. Është si një “grip i keq”, që të detyron të qëndrosh në krevat dhe të mos bësh asgjë. Më pas të fillojnë problemet me veshët, me fytin, ke kollë shumë të keqe, e cila të ndryshon edhe zërin. Connor i përshkruan simptomat jo vetëm si të vështira fizikisht por edhe psikologjikisht.

Lexoni: Të mos bëjmë gabimet e Italisë. Nevojitet solidaritet dhe vetëizolim

Nisja e fazës së tretë është si një përsëritje e asaj të dytës, pra fillon të ndihesh sikur po shërohesh nga gripi dhe ditën tjetër virusin avancon duke u shndërruar në pneumoni. Sipas djalit britanik kjo ishte faza më e frikshme, i dukej sikur nuk merrte frymë nga mushkëritë por nga një qese kartoni, nuk mund të mbushej dot me frymë plotësisht. Situata për të ishte mjaft e keqe dhe ajo çka e bënte më të vështirë është se nuk kishte as teste mjekësore, prandaj nuk ju bënë analizat për një kohë të gjatë. Megjithatë, pas testimeve dhe analizave, ai arriti të shërohej. Kjo falë imunitetit të fortë dhe kujdesit të treguar.

Ndërkohë, për sa i përket situatës në Wuhan, ai thotë se gjithçka është mbyllur, askush nuk punon më dhe gjërat që dikur mund t’i blije me lehtësi, tani të duken si gjëra luksi. Askujt nuk i lejohet që të shkojë personalisht të bëjë pazaret, gjithçka bëhet sipas rregullave të komunitetit, madje dhe ushqimet shpërndahen në shtëpitë e njerëzve, nuk lejohen të dalin jashtë, secilit i është dhënë një numër dhe kur ai numër thirret, mund të shkosh jashtë dhe t’i japin ushqimet me anë të një shkopi të gjatë që të mos kenë kontakt me ty. Pronarët e bizneseve, ashtu si njerëzit e thjeshtë janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu Connor thotë se në momentin kur qyteti u vendos në karantinë, problemet erdhën për shkak se njerëzit ishin në panik. Prandaj ai këshillon që në çdo vend ku Koronavirusi ka ardhur, njerëzit nuk duhet të udhëhiqen nga paniku, thjesht duhet të ndihmojnë veten dhe njëri-tjetrin.

Rrëfimi i plotë:

https://www.facebook.com/LADbible/videos/522014075175244/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0