Rover Perseverance i NASA-s ka prodhuar oksigjen të pastër në Mars - Business Magazine Albania

Rover Perseverance i NASA-s ka prodhuar oksigjen të pastër në Mars

Demonstrimi i misionit MOXIE tregon se është i mundur shndërrimi i atmosferës së pasur me dioksid karboni të Marsit në oksigjen të përdorshëm për astronautët.

Rover Perseverance i NASA-s ka gjeneruar me sukses oksigjen të pastër në Mars. Demonstrimi i kryer nga instrumenti MOXIE i roverit në 20 Prill, mund të hedhë bazat për të ndihmuar astronautët e ardhshëm të krijojnë një koloni të qëndrueshme në planet.

Lexo: Keni menduar ndonjëherë se si duket një udhëtim me helikopter rreth Marsit? Falë NASA-s së shpejti mund ta zbuloni

Çfarë është MOXIE dhe si funksionon? MOXIE është versioni i shkurtër i “Eksperiment i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars”, është një pajisje me madhësinë e një makinerie tosti që mund të shndërrojë dioksidin e karbonit në oksigjen përmes një procesi të quajtur elektrolizë e oksidit të ngurtë. Ajri marsian thithet nga pajisja përmes një filtri dhe një pompë mekanike e ngjesh atë në kushte të ngjashme me Tokën, duke e përcjellë dioksidin e karbonit në sistemin e elektrolizës. Dioksidi i karbonit nxehet në temperaturë rreth 800 °C (vetë MOXIE mund ta përballojë këtë temperaturë falë pjesëve të aliazhit të nikelit rezistent ndaj nxehtësisë dhe një aerogel të lehtë që bllokon nxehtësinë brenda). Gazi ndahet në oksigjen dhe monoksid karboni dhe MOXIE izolon oksigjenin në një dhomë tjetër, ku jonet e oksigjenit rikombinohen. Në momentin që lirohet monoksidi i karbonit, mbetet oksigjeni.

Si shkoi prova? U gjeneruan rreth 5.4 gram oksigjen në një orë, që është afërsisht 10 minuta ajër për frymëmarrjen e një qenie njerëzore. Gjetjet paraprake tregojnë se gazi që rezulton është gati 100% oksigjen i pastër. MOXIE u krijua për të prodhuar rreth 12 gram oksigjen çdo orë (afërsisht e njëjtë me atë që prodhon një pemë e madhe në Tokë).

Astronautët e ardhshëm do të kenë nevojë për oksigjen për të marrë frymë dhe për të jetuar, por oksigjeni është gjithashtu një përbërës kritik i karburantit të raketave. Një lëshim i vetëm rakete nga sipërfaqja e Marsit që mbart katër astronautë mund të kërkojë rreth 25 tonë metrikë oksigjen. Atmosfera marsiane përbëhet nga 95-96% dioksid karboni, kështu që ekziston një burim i bollshëm potencial për këtë oksigjen, thjesht duhet teknologjia e duhur për ta gjeneruar. MOXIE nuk është në gjendje të përmbushë këto nevoja, por do të hedhë bazat për instrumente më të mëdha konvertimi.

Çfarë pritet më tej? Do të zhvillohen të paktën nëntë teste të tjera gjatë dy viteve të ardhshme. Raundi i parë i testeve që po ekzekuton aktualisht MOXIE pritet të vërtetojnë që pajisja funksionon vërtet. Faza e dytë do të drejtojë procesin në lloje të ndryshme të kushteve atmosferike dhe gjatë kohërave dhe stinëve të ndryshme të Marsit. Dhe e treta do të përpiqet ta shtyjë MOXIE deri në kufijtë e saj.

Lexo: Shëndeti mendor digjital tashmë ekziston, por si ta sigurojmë cilësinë e tij?

Perseverance, ndërkohë, po vazhdon të bëjë një punë të mirë. Helikopteri Ingenuity kishte fluturimin e tij të dytë të enjten dhe do të fluturojë të paktën tre herë të tjera. Rover-i më pas do të fillojë të kërkojë për jetë të tjera dhe të kërkojë mostra të mundshme për të ruajtur dhe për t’i dërguar në Tokë një ditë.

MIT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0