Roterdami do të çmontojë pjesërisht urën historike për jahtin e Jeff Bezos - Business Magazine Albania

Roterdami do të çmontojë pjesërisht urën historike për jahtin e Jeff Bezos

urën historike

Një urë historike prej çeliku në qytetin holandez të Roterdamit do të çmontohet pjesërisht për të lejuar kalimin e një superjahti të ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Jahti gjigant i Bezos, 430 milionë euro (485 milionë dollarë) është shumë i madh për urën ikonike Koningshaven, e cila daton nga viti 1878 dhe u rindërtua pasi u bombardua nga nazistët në vitin 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kantieri i anijeve në Alblasserdam, afër Roterdamit, i ka kërkuar këshillit lokal të heqë pjesën qendrore të urës në mënyrë që ajo të mund të kalojë.

Lexoni: Kritikat nuk kanë fund për Jeff Bezos! Festoi lançimin e fluturimit hapësinor para se të reagonte për tragjedinë në magazinën e Amazon

“Është rruga e vetme për në det,” tha një zëdhënës i kryetarit të bashkisë së Roterdamit, duke shtuar se pronari i Amazon do të paguajë faturën për operacionin.

Vendimi ka zemëruar disa në Hollandë pasi këshilli lokal premtoi pas një rinovimi të madh në 2017 se nuk do ta çmontonte më urën, e njohur nga Rotterdammers si De Hef.

Zyra e kryetarit të bashkisë theksoi përfitimet ekonomike dhe vendet e punës të krijuara nga ndërtimi i varkës, por premtoi se ura do të rindërtohet në formën e saj aktuale.

Seksioni i mesëm i urës së madhe me brez çeliku do të hiqet për të dhënë hapësirë ​​të mjaftueshme për varkën 40 metra të lartë, raportuan mediat holandeze.

/theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0