Roli dhe funksioni i një agjencie marketingu - Business Magazine Albania

Roli dhe funksioni i një agjencie marketingu

agjencie marketingu

Një agjenci marketingu është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të marketingut dhe reklamës për klientët e saj. Këto agjenci ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve të marketingut dhe mund të punojnë me klientë të ndryshëm që kanë nevoja të ndryshme.

Shërbime nga agjencitë e marketingut:

Strategji marketingu,

Reklamë PR,

Fushata ATL dhe BTL,

Media sociale,

Zhvillim të markës,

Kreativë dhe design që nga logo deri ne brandbook të plotë,

Sygjerime, konsulenca, për brandime të të gjitha llojeve,

Krijim dhe realizim eventesh.

Gjithashtu, agjencitë e marketingut kryejnë hulumtime tregu, analizë të konsumatorëve, identifikim të audiencës, si dhe hartim dhe implementim të planifikimeve të marketingut, për klientët e tyre.

Agjencitë lindën si nevojë e tregut për grupe specialistësh dhe ekspertësh të fushës së marketingut. Marketerët e pare dolën pikërisht prej korporatave, dhe zhvilluan strategjitë se si mund t’ju shërbehet së jashtmi fillimisht kompanive të mëdha, e më pas u bë pjesë e pandashme dhe për kompani të reja, për të bërë të njohur një brand dhe për ta zhvilluar më tej rrugëtimin.

Agjencitë e marketingut ofrojnë ekspertizë në strategji marketingu, analizë tregu, reklamim, komunikim, buxhetim. Për çdo kompani, agjencia është një vlerë e shtuar, bazuar në dije, në përvojë, bazuar në një shërbim 360 gradë që ajo merr nga ky ekip profesionistësh që e sheh nga jashtë produktin, brandin e klientit përkatës.

Agjencia sjell vazhdimisht ide kreative dhe inovative, kjo ndihmon në ecje sipas trendit dhe me shkallë të shpejtë zhvilluese, sjell gjithashtu perspektiva të reja, dhe implementon strategjitë e marketingut të propozuara lehtësisht, pasi që në propozim, është bërë ndërkohë gjysma e punës prej tyre.

Bizneset duke bashkëpunuar me agjencitë e specializuara, krijojnë mundësinë të fokusohen në aktivitetin e tyre, në përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre, si dhe në analizë të rritjes së të ardhurave të tyre. Pra, kanë mundësinë të fokusohen 100% në pikat kryesore të zhvillimit të pikave të tyre më të forta, duke lënë që brandi i tyre të jetë në duar të sigurta për promovimin e duhur, paralelisht me rritjen e tyre.

Puna dhe partneriteti me agjencinë e ndihmon një korporatë të ulë rrezikun e një investimi në projekte, duke siguruar që të ketë përputhshmëri mes qëllimit dhe buxhetit. Duke qenë një kohë ku konkurrenca është një sulm, një kërcënim i vazhdueshëm për bizneset në fusha të ndryshme, partneriteti me agjencinë është një katalizator i suksesit, për të arritur dhe mbajtur pozicionimin në treg.

Fleksibiliteti i agjencisë dhe burimet e specializuara në teknologjinë e fundit, bëjnë gjithashtu që korporatat të ecin me hapin e kohës në mënyrat e komunikimit dhe rritjen e zhvillimin e brandit të tyre.

Çdo kompani ka një person, apo edhe një department të mirëfilltë marketingu të brendshëm, mund të ketë edhe freelancer, të cilëve u kërkojnë herë pas here t’ju bëjnë një design, poster, apo t’ju udhëheqë një fushatë online. Por puna do të jetë e kufizuar ose e ndikuar nga faktorë, të cilët, nuk do të lejojnë të dalë në pah më e mira e mundshme.

Departamenti i brendshëm i marketingut ka gjasa të bazohet së pari në kufizimin e buxheteve, dhe kjo pengon lirshmërinë kreative. Gjithashtu ka gjasa të veprohet emocionalisht: kjo nuk ka funksionuar më parë… kjo nuk na përshtatet ne se dalim jashtë kornizave…etj, ka gjasa po ashtu që modestia të kufizojë në mënyrën e komunikimit, për veten është e vështirë të dalim me tabelën: jemi më të mirët!

Paralelisht, agjencia, stafi i saj, është së pari klient real ose potencial, i një banke, i një qendre tregtare, i një klinike, institucioni të ndryshëm, dhe do ta shohë çdo kreativë, propozim, fushatë, në atë mënyrën se si vetë do të donte t’i vinte komunikimi, reklamimi, për një produkt a shërbim të caktuar. Sa herë na ka ndodhur të ndërrojmë stacion kur del një spot jo interesant në TV, të bëjmë scroll kur na del një influencer antipatike për shampon tonë të preferuar, të ndërrojmë rrugë kur na del para një promoter me thjesht një flyer promovues….

Një pikë tjetër që vlen për t’u përmendur është që, agjencia dëshiron dhe punon të arrijë rritje dhe sukses çdo klient i saj, do të krenohet me zhvillimin e klientit, e paralelisht me punën e ekipit krijues e realizues të kompanisë së vet.

Agjencia është e lirë të studiojë, analizojë, krahasojë çdo korporatë, klient ekzistues apo klient potencial, me konkurrentët, të ngjashmit, të dalë në konkluzione se si janë rritur apo edhe si kanë dështuar biznese të ndryshme. Agjencia ka për detyrë dhe pjesë të punës, të sygjërojë, të bindë për rezultat, të udhëheqë fushatat e propozuara në mënyrë që të arrihen rezultatet e parashikuara nga të dyja palët.

Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi, besimi i ndërsjelltë dhe profesionalizmi i të dyja palëve, shoqëron hap pas hapi rrugëtimin drejt përmirësimit të situatave, të zhvillimit të sigurt.

Në shumë raste, vitet e fundit, u ndje një luhatje në këtë linjë për të cilën folëm pak më lart, në besimin e vlefshmërisë së këtij partneriteti, për arsye se u mendua të kursehet, të ecet në një rrugë më të shkurtër, të punohet mekanikisht, mbase se u mendua që rruga është shtruar, se emri është krijuar dhe marketuar mjaftueshëm… tani shesim, e kaq.

Nuk zgjati shumë sepse nevoja e këtij gërshetimi bashkëpunimi është në çdo etapë të zhvillimit të brandit, në momentin e promovimit të një produkti të ri, në idenë e një prove për një qasje ndryshe përballë konsumatorit. Korporatë – Agjenci Marketingu, po, është një çiftëzim i domosdoshëm!

Agjencia e ka sfidë me veten së pari, krenaria dhe përkushtimi, çon në rezultate të suksesshme. Për të dyja palët puna përgjysmohet, por suksesi dyfishohet, kur ka mirëkuptim e mbi të gjitha besim e vlerësim.

Analizat tregojnë që kanalet e komunikimit kanë vlefshmëri dhe rezultat të dyfishtë, kur si fushata krijohen dhe realizohen nga specialistët e komunikimit të agjencive, pavarësisht buxheteve apo llojit të produkteve, shërbimeve, që ofron një kompani, korporatë, klient.

Profesionalizmi çon në rrugën e duhur çdo projekt.

Eshtë e vështirë të jetë e njëtrajtshme çdo periudhë, çdo sezon, por jo e pamundur të arrish rezultate, me punë, me pasion, me këmbëngulje.

Një mesazh për kompanitë, bizneset, korporatat, të cilat shërbimin e agjencisë e llogarisin si shpenzim, të jenë të sigurt që agjencia jep shumë më shumë sesa fatura në fund të muajit, jep eksperiencë shumë vjeçare, jep rezultate në kohe më të shkurtër sesa mund të arrihet duke marketuar vetë. Agjencia nuk shet një logo, një design, një prezantim strategjie marketingu, por një punë të plotë e të detajuar nga disa departamente të plota ekspertësh kreativë, marketingu digjital, specialist PR, shet ide, shet novacion, shet menaxhim, organizim, supervizim eventesh, shet paketë të plotë nga A-ja te ZH-ja, përpara finales që klienti sheh e konfirmon.

Lida Sinani

Founder & General Manager “BEA Marketing & Promotion”

Founder & Executive Director “Teen Things Organization”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0