Rocket Fiber vlerësohet si një nga kompanitë më të mira në Michigan

Rocket Fiber vlerësohet si një nga kompanitë më të mira në Michigan


Detroit Free Press ka përzgjedhur 150 kompanitë dhe organizatat në Michigan si Vendet më të mira të punës për vitin 2017 (Top Workplaces 2017).

Detroit Free Press është gazeta më e madhe e përditshme në Detroit, Michigan, SHBA. Këto kompani janë zgjedhur si vendet më të mira të punës bazuar vetëm në sondazhet e plotësuara nga punonjësit e tyre.

Pjesë e listës është dhe kompania Rocket Fiber e bashkë-themeluar nga shqiptari Edi Demaj. Me gjithsej 58 punonjës, kompania ofron Shërbime dhe Telekomunikacion.

Lexoni: Edi Demaj: Një mendje “me shpejtësi të lartë” në Detroit

Rocket Fiber është një ofrues i shërbimit të internetit me bazë në Detroit dhe partner teknologjik i dedikuar për avancimin e përvojës së internetit për të gjithë me lidhje të besueshme, të pakufizuara dhe shërbim të dobishëm dhe autentik të klientit. Ata panë se kishte një zbrazëti në industri dhe vendosën që jo vetëm ta mbushnim atë, por ti tejkalonin pritshmëritë. Portofoli i shërbimeve të Rocket Fiber përfshin jo vetëm internetin gigabit, por edhe shërbime zanore, shërbime të menaxhuara për biznes dhe së shpejti do të shfaqë HD IPTV.

Lexoni: Post Startup Grind, Edi Demaj: “Kam ardhur të t’a bëj jetën më të mirë. Nëqoftëse nuk beson, provo.”

BusinessMag ka patur kënaqësinë ta njohë nga afër Edi Demaj si një sipërmarrës të suksesshëm dhe njëkohësisht si një njeri të thjeshtë. Ai është një shembull i mirë për tu ndjekur në rrugë tuaj drejt suksesit.

/Topworkplaces

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0