Robotët në ndihmë të të moshuarve. Projekti 43 milionë euro i Mbretërisë së Bashkuar - Business Magazine Albania

Robotët në ndihmë të të moshuarve. Projekti 43 milionë euro i Mbretërisë së Bashkuar


Plakja e Europës po nxit gjetjet alternative. Mbretëria e Bashkuar ka lançuar një program kërkimor, i cili ka në fokus “krijimin e sistemeve autonome të sigurta dhe të besueshme për përdorim publik”.

Për këtë skemë mbështetëse është parashikuar një investim mbi 43 milionë dollarë në 5 vitet e ardhshme. Ai pritet të sigurojë zhvillimin e “robotëve të kujdesit”. Të sofistikuar deri në detaj, ata pritet të punojnë në mbështetje të të moshuarve.

Çfarë mund të bëjnë robotët. Ato mund të ndihmojnë njerëzit nëse rrëzohen, t’u japin atyre ilaçet, apo ushqimin.

Robotët e kujdesit po lindin si nevojë e një plakje të vazhduar të Mbretërisë së Bashkuar. Të dhënat zyrtare parashikojnë që 1 në 7 persona të jetë mbi 75 vjeç deri në vitin 2040.

Lexo: Njeriu i paralizuar ecën duke përdorur kostumin robotik që kontrollohet nga truri

Programi kërkimor do të kryhet për t’u siguruar që robotët “të mbrohen më mirë nga sulmet kibernetike” dhe njëkohësisht të mundësojë që robotët të mund të demonstrojnë tipare të tilla si respekti, barazia dhe drejtësia.

Ky programi i ri i sistemeve autonome pritet të sjellë përfitime edhe në fusha të tjerë si, transporti dhe shërbimi public.

Aktualisht në mjeksi, po përdoret tashmë teknologjia e zgjuar dhe inovative.

Robotizimi, është një cështje e hershme në Britani. Vitet e kaluara është diskturtuar për praninë e robotëve në një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më e vetmuar. Mungesa e komunikimit ul kujtesën dhe kjo rrit edhe shkallën e vdekshmërisë.

The Independet

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0