Robotët do të prodhojnë robotë në Kinë - Business Magazine Albania

Robotët do të prodhojnë robotë në Kinë


ABB është mes kompanive robotike në të zhvilluara në botë. Në fabrikën e saj në Kinë, robotët do të prodhojnë robotë. Grupi zviceran i inxhinierëve ka bërë të ditur se fabrika me vlerë 150 milionë dollarë do të nisë punën në Shangai brenda vitit 2020.

Sipas Reuters, fabrika do të prodhojë robotë për tregun kinez por edhe për Azinë në tërësi. Pas SHBA-ve, Kina është tregu i dytë për ABB. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ulrich Spiesshofer tha se “Shanghai është bërë një qendër jetike për udhëheqjen e teknologjisë së përparuar, për ABB dhe botën”.

Si shumë kompani që operojnë në tregun global, ABB po shërben në fushën e robotikës, duke u përpjekur të shmangë tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Me rritjen e pagave edhe Kina po fillon të ulë fuqinë njerëzore punëtore. Sipas ABB, vitin e kaluar, një nga çdo tre robotë të shitur në botë shkoi në Kinë, ose më saktë 138,000 njësi.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, fabrika e re e ABB-së me 75,000 metra katrorë do të përdorë softuer që do të lejojë njerëzit dhe robotët të punojnë në mënyrë të sigurt në afërsi. Sipas kompanisë, robotët YuMi janë të projektuar të punojnë përkrah njerëzve.

Një zëdhënës i kompanisë tha se detyra e tyre kryesore është mbledhja e pjesëve të vogla të nevojshme për prodhimin e një roboti ABB. Robotët industrialë të ABB që përdoren për të ndërtuar automobilë, dhe për të mbledhur pajisje elektronike, do të ndërtojnë robotë për industri të shumta në fabrikën e Shangait.

https://youtu.be/LSkjHCXbfg4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0