Robot Taxi, në Dubai pas dy vitesh do të transportojnë pasagjerë - Business Magazine Albania

Robot Taxi, në Dubai pas dy vitesh do të transportojnë pasagjerë

Robot Taxi

Taksitë pa shofer do të mund të lëvizin pasagjerët në Dubai në fillim të vitit 2023. Lajmi është bërë i ditur nga “Cruise”, prodhuesi i këtyre mjeteve.

Taksitë robot u prezantuan për herë të parë në vitin 2019. Firma që mbështetet nga General Motors dhe Honda ka theksuar se do t’i testojë ato në vitin 2023.

Nëse testimi do të jetë i suksesshëm, menjëherë do të nisë shërbimi komercial në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Robotët taksi, ndryshe nga mjete të tjera autonome, nuk do të kenë timon apo pedale.“Cruise” ka njoftuar se brenda vitit 2030, në Dubai do të ketë 4000 robotaksi që do të japin shërbimet e tyre për klientët.

Lexo: Çfarë do të ndryshojë në mënyrën e të udhëtuarit dhe të bërit turizëm pas Covid 19?

Whatsnewsday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0