Rizona, kompania përpunuese në sektorin e bujqësisë - Business Magazine Albania

Rizona, kompania përpunuese në sektorin e bujqësisë


Rizona është kompani e industrisë përpunuese në sektorin e agrikulturës. Biznesi është në pronesi private e themeluar nga z. Bashkim Bytyqi, më 2009. Ky biznes ka filluar veprimtarinë në baza familjare, për t’u zhvilluar në një kohë të shpejt në një lider në përunimin e perimeve në regionin e Anadrinit.

Selia e Rizonës është në fshatin Dejnë, Rahovec: Regjioni kryesor i Kosovës për prodhimin e perimekulturës. Aktiviteti kryesor i kompanisë Rizona është: grumbullimi, selektimi, përpunimi dhe konservimin e perimeve, (disa lloje si: somborka, feferona, kerktosk, kepap peper, lakra etj.), e që po zgjerohet me përpunimin dhe që do pasurohet me krijimin e një qendre të vogel përpunuese të perimeve të konservuara.

Përveç rritjes se llojeve të paketimit dhe konservimit ka investuar në rritjen e cilësisë dhe standartizimin e produkteve, pasi kompania 100 % e produkteve eksporton ne tregun e shteteve të BE- së. Rritja është e jazhtëzakonshme e cila bazohet në kualitetin e prodhimeve të Rizonës!

Për më shumë informacioni mund të shihni faqen zyrtare të Rizona

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0