River Styxx Capital do të blejë 85 % të aksioneve të Telenor Banka në Serbi

River Styxx Capital do të blejë 85 % të aksioneve të Telenor Banka në Serbi


Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Telenorin do t’i shërbejë më mirë interesave të klientëve aktualë dhe potencialë të bankës dhe do të krijojë vlerë për të gjithë aktorët e saj”, thotë Elvin Guri, drejtor i përgjithshëm i River Styxx Capital.

Grupi Telenor është ndër operatorët kryesorë të telefonisë celulare në botë.

Telenor Banka ka arritur një marrëveshje me River Styxx Capital për një partneritet strategjik. Sipas marrëveshjes, River Styxx Capital do të blejë 85% të aksioneve të Telenor Banka, ndërsa Telenor do të mbajë 15% të pronësisë.

“Ne jemi krenar që Telenor Banka ka qenë në krye të dixhitalizimit të industrisë bankare të Serbisë gjatë tre viteve të fundit. Partneriteti strategjik me River Styxx Capital është hapi i ardhshëm në kurbën e rritjes së bankës, duke sjellë mundësi të reja për zgjerimin e biznesve të Telenor Banka dhe të krijojë përfitime shtesë për klientët tanë dhe të gjithë tregun”, thotë Ingeborg Øfsthus , CEO i Telenor Serbia dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të bankës Telenor.

Duke investuar në këtë partneritet, River Styxx Capital hyn në tregun serb dhe ndan vizionin e sigurimit të shërbimeve të arritshme dhe të përshtatshme financiare në të gjithë rajonin e Europës Juglindore.

“Investimi në Telenor Banka dhe krijimi i një partneriteti tregtar dhe kapitali me Telenor është një mundësi e pakrahasueshme për të hyrë në tregun serb, një treg që vazhdon të ofrojë perspektiva tërheqëse rritjeje. Duke kombinuar konsumatorin e River Styxx Capital dhe ekspertizën në financim, me shërbimin e klientit dhe rrjetin e Telenorit, si një udhëheqës i inovacionit të teknologjisë financiare rajonale, ne jemi të sigurt se do të sigurojmë zhvillim të mëtejshëm të bankës.

Banka do të vazhdojë të investojë përpjekje dhe burime të konsiderueshme në mbajtjen e lidershipit të saj si banka e vetme “Internet Based, Mobile-First” në Europën Juglindore.

Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Telenorin do t’i shërbejë më mirë interesave të klientëve aktualë dhe potencialë të bankës dhe do të krijojë vlerë për të gjithë aktorët e saj”, thotë Elvin Guri, drejtor i përgjithshëm i River Styxx Capital.

Me më shumë se 300.000 klientë, gjithmonë e në rritje, Telenor Banka ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me bankat në Serbi. Partneriteti strategjik me River Styxx Capital do të mbështesë financimin dhe rritjen e mëtejshme të biznesit.

Në të ardhmen, Telenor Banka do të fokusohet në ndërtimin e shërbimeve të reja inovative dhe rritjen e bazës së konsumatorëve të tyre.

/Telenor.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0