Rivalët e BMW dhe Daimler po shpenzojnë 1 miliard dollarë për të ardhmen e transportit

Rivalët e BMW dhe Daimler po shpenzojnë 1 miliard dollarë për të ardhmen e transportit


BMW dhe Daimler po investojnë më shumë se 1 miliard dollarë në një sipërmarrje të përbashkët, e cila do të përmirësojë shërbimet në ngarkimin dhe parkimin e makinave. Prodhuesit rivalë të makinave gjermanë të premte në Berlin njoftuan investimin, duke e përshkruar biznesin e tyre të lëvizshmërisë si një “global game changer” që mund të ndihmojë në menaxhimin e sfidave nga rritjet, përfshirë këtu edhe Uber.

“Shërbimet tona të lëvizshmërisë  kanë zhvilluar një bazë të fortë tek konsumatorët dhe tani jemi gati për hapin strategjik,- u shpreh për CNN shefi i Daimler Dieter Zetsche.

Sipërmarrja është një shembull se si prodhuesit e automjeteve po formojnë partneritete për të shpërndarë kostot e zhvillimit të teknologjisë përfshirë këtu sistemet e automjeteve lëvizëse dhe platformat e veturave elektrike.

Kompanitë njoftuan qëllimin e tyre për të bashkuar forcat në Mars të 2018, por kërkohej miratimi i planit rregullator. BMW  dhe Daimler janë të fokusuar në 5 fusha: ndarjen e punës në tregun e prodhimit të makinave, ngasjen, ngarkimin dhe transportin multimodal, i cili u lejon udhëtarëve të përdorin metoda të shumta të transportit në një udhëtim të vetëm.

“Këto 5 shërbime do të bashkohen edhe më shumë, me qëllim krijimin e një platforme të vetme të mobilitetit. Bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të patur rritje në treg. Ndërkohë që investimet do të ndahen”- shprehet shefi i BMW  Harald Kruger.

Edhe kompanitë tjera të prodhimit të makinave kanë filluar bashkëpunimet.

Ford dhe Volkswagen njoftuan një plan në janar për të ndërtuar mjete së bashku. Kompanitë gjithashtu kanë rënë dakord se si do të procedojnë më tej për të zhvilluar automjetet e të ardhmes. Trendi i bashkëpunimit është përshpejtuar gjithashtu edhe nga kompanitë e teknologjisë, Google dhe Uber. Ndërhyrjet e reja si Tesla dhe kombinime të reja, si përpjekja e përbashkët e General Motors, SoftBank dhe Honda, gjithashtu mund të trondisin të ardhmen e industrisë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0