Ritualet e fundjavës së 6 CEO-ve - Business Magazine Albania

Ritualet e fundjavës së 6 CEO-ve

Nuk ka rëndësi se kë pyesni – fundjava nuk është kurrë aq e gjatë sa duhet.

Lexoni për gjërat që bejnë sipërmarrësit gjatë kohës që qëndrojnë larg nga zyra:

1. “Në verë, shkoj për peshkim pothuajse çdo fundjavë. Të notoj në oqean me një grup të ngushtë miqsh është aktiviteti im i preferuar. “- Sterling Wilson, Pop! Promos

Kompania multimilliona-dollarësh e Wilson erdhi nga dashuria e tij për sportin, kështu që natyrisht bashkë-themeluesi dhe presidenti i Pop! Promos ka kohë për aktivitete atletike. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik ka përfitime të rëndësishme për shëndetin e njeriut si për shembull reduktimin e stresit dhe rritjen e vetëbesimit – një pikë shumë e rëndësishme për sipërmarrësit.

 

2. “Unë gjithmonë, gjithmonë përpiqem të gjej kohë për të mos punuar.” – Daniel Hermann, Paint Nite

Puna e një sipërmarrësi nuk mbaron kurrë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Hermann, puna e të cilit nuk është orari tipik 9 me 5.

Është e rëndësishme që të merrni kohë të lirë për të pushuar gjatë fundjavës. Gjithashtu këto dy ditë janë një kohë e mirë për të bërë ato detyra të cilat nuk do t’i mbaronit kurrë në zyrë.

 

3. “Unë kaloj kohë me familjen time.” – Bill Wade, Company.com

Si themelues i rrjetit social për bizneset e vogla, orari i Wade është i mbushur plot me angazhime të punës. Megjithatë, sipërmarrësi nuk lejon që e gjithë koha e tij të shpenzohet për punë.

“Unë kam një familje të madhe (unë jam i martuar dhe kam katër fëmijë) dhe ndonjëherë biznesi ka një mënyrë për të ulur kohën që ne shpenzojmë së bashku,” thotë ai. “Pra, fundjavat janë të përkushtuara për të kaluar kohë së bashku.”

4. “Unë gjithmonë hedh një vështrim në oqean.” – Dex Deboree, Los York

Agjensia e Deboree-së për content marketing përfiton nga aktiviteti i tij i preferuar gjatë fundjavës. Hulumtuesit kanë zbuluar se të qenit pranë ujit na bën më të qetë si dhe inkurajon inovacionin.

 

5. “Kur ka dallgë, unë bëj sërf. Dhe kaloj kohë me fëmijët e mi.” – thotë Seth Epstein, Los York

Epstein, partner i Deboree në biznes, gjithashtu preferon të kalojë fundjavat e tij afër ujit. Edhe pse jo të gjithë kanë qasje në oqean, aktivitetet në natyrë janë një mundësi e madhe për të përfituar nga natyra.

6. “Ha darkë me prindërit dhe vëllezërit çdo të dielë. Më pëlqen të kaloj kohë me tre fëmijët e mi.” – thotë Paul Saunders, eLuxurySupply.com

Ndërsa ata mund të duken të dalë nga moda, darkat familjare me të vërtetë janë një mënyrë e mirë për t’u shijuar me familjen. Përderisa ditët e javës janë plot me takime, praktika futbolli dhe netë përkulur mbi një kompjuter, fundjava është koha ideale për t’u ulur dhe për të shpenzuar kohë së bashku.

 

businessinsider.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0