Risitë e Automotive Fair Albania, flet Anisa Pollo - Business Magazine Albania

Risitë e Automotive Fair Albania, flet Anisa Pollo

Anisa Pollo, DPSHTRR

Një organizim  multidimensional rezultoi ai i Automotive Fair Albania, me përfshirje të gjerë të shumë aktorëve në tregun e automobilave. Ne zhvilluam një intervistë me Anisa Pollo, Drejtoreshë e Promovimit të Shërbimeve dhe Sensibilizimit në DPSHTRR.

Në edicionin e dytë të Automotive Fair Albania, cila është risia e këtij viti?

Risia e këtij viti është shtimi i pjesëmarrësve për sa i përket koncesionarëve të motorëve dhe të makinave, kemi një pjesëmarrje më të angazhuar prej tyre dhe gjithashtu kemi risi përsa i përket promovimit të të gjithë bizneseve automotive ndërlidhëse. Prezent në panair kemi jo vetëm koncesionarët kryesorë, por edhe biznese që kanë sjellë në tregun shqiptar një sërë risish, aksesorësh dhe pajisjesh ndërlidhëse në sektorin automotiv. Një risi tjetër me rëndësi të madhe është edhe promovimi i eventeve motosportive. Në këtë panair ka mbi 10 evente motosportive, të cilat promovojnë kulturën e motosportit duke e përdorur atë në mënyrë të sigurt, por edhe duke treguar që ky sport të angazhohet në mënyrën më të sigurt të mundshme. Gjithashtu, në këtë panair kemi bërë një kënd për sigurinë rrugore, ku fëmijët jo vetëm që janë pjesë e një simulimi të një qyteti të sigurt, por edhe mësojnë që në mosha më të vogla nëpërmjet filmave apo nëpërmjet rrugëve të simulimit rrugor se si të dallojnë sinjalistikën, si të ecin si këmbësorë, si çiklistë dhe si pedalues.

Aktivitetet e zhvilluara këto 2 ditë kanë qenë të shumta, mund të na tregoni pak më shumë  rreth tyre?

Aktivitetet kanë të bëjnë jo vetëm me ekspozimin e koncesionarëve, por edhe me konferencat përsa i përket mobilizimit, transportit të gjelbër, green city, rregullatorëve të mobilitetit dhe siguracioneve apo masave që duhen marrë në rrugë ndaj lëvizshmërisë të sigurt, kemi konferenca që fokusohen drejt startup-eve, kjo është një risi e madhe në fakt që vjen në këtë panair, ku kemi mbi 7 startup-e që janë të promovuara ndërkombëtarisht që janë të fokusuara në sektorin automotiv. Gjithashtu u bë një forum ku ishin të gjithë startup-et që janë shumë të suksesshme. Psh, një që mund të përmend është një kompani që ka arritur të zbërthejë çdo aksesor mjeti nga varrezat ku shkojnë mjetet t’i marrin dhe t’i ripërdorin dhe t’i rishesin për këdo që mund t’i duan në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar. Një pjesë e eventeve, përveç  konferencave kanë të bëjnë me motorsportit, si psh. Festival of Speed, e cila është një car show, ku mblidhen modelet më të reja të makinave që janë në Shqipëri; Dual Track, që kishte të bënte me një garë me mjete elektrike me të gjitha kompanitë pjesmarrëse në panair , e cila nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri. Një event tjetër, që quhej “Burnout Show” , që nuk mungon asnjëherë në Tiranë.Kishim gjithashtu edhe “Supermoto”, garën me motora, në një pistë 2 km dhe gara më e madhe që ne jemi duke organizuar është “Tirana Grand Prix”, ku nga Italia kanë ardhur 49 mjete Ferrari, Porche, GT3 dhe mejte të tjera me rëndësi historike nga Italia, të cilat do të garojnë një garë 2.5km  nëpër të gjithë të Tiranën.

Cilat kanë qenë qëllimet e këtij eventi dhe a i përmbushët ato?

Qëllimi i këtij viti ka qenë promovimi i këtij sektori, ndërtimi i një kulture më sportive për sa i përket sensibilizimit për një garim më të sigurt. Ne jemi afër ndërtimit të Automoto Park,i cili është një projekt ambicioz i joni në Krastë të Elbasanit dhe aty do të kemi së shpejti pista të certifikuara nga FIA për zhvillimin e garave motosportive, me motorë, makina etj. Ndaj kjo që ndodhi në panair është një preview e asaj që do ndodhi për 3-4 vite në Elbasan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0