Risitë dhe Tendencat në Arredimin e Brendshëm

Risitë dhe Tendencat në Arredimin e Brendshëm

Arredimin e Brendshëm

Në muajt e fundit,  shumicën e kohës e kemi kaluar në shtëpi, gjë që ka bërë që shumë prej nesh të mendojnë për investimin në rregullimin e hapësirës sonë të jetesës. Pra, nuk është për t’u habitur që prodhuesit dhe shpërndarësit e mobiljeve kanë parë një rritje në kërkimin në internet për mobilje në ambientet e brendshme dhe të jashtme si në kopsht. Për më tepër, nuk mbetet pas as kërkimi i termave, që lidhen me arredimin. Më poshtë ju sjellim disa tendenca aktuale në dekorin e brendshëm, si dhe këshilla për aplikimin e tij në shtëpi.

  1. Natyra në dhomën tuaj

Arredimin e Brendshëm

Drejtimi biophilic në hartimin e brendshëm dhe arkitekturë, bazohet në imitimin e botës së jashtme duke përfshirë materiale, ngjyra dhe tekstura që mund të gjenden në natyrë. Për shembull, përfshini në dekorimin tuaj të brendshëm paletat e hijeve të toneve jeshile, bezhë dhe ngjyrave të tokës dhe materiale të tilla si druri, guri etj. Këto materiale dhe ngjyra vijnë me emërtimin garden room concept , dekor i cili arrihet duke krijuar një oazë të vogël të bimëve të llojeve dhe madhësive të ndryshme. Tonet e tokës dhe materialet si druri ose guri dikur ishin të rezervuara vetëm për hapësirat e kopshtit, ndërsa sot ato me sukses vendosen edhe në dhomat e ndenjjes, dhomave të gjumit  duke përfshirë elemente në harmoni totale.

  1. Hapësira dhe mobilje shumëfunksionale

Arredimin e Brendshëm

Me popullaritetin në rritje të mësimit dhe punës nga shtëpia, hapësirat multifunksionale janë bërë një nga tendencat kryesore kur bëhet fjalë për arredimin e brendshëm. Koncepti i hapësirës së hapur ka zëvendësuar dhomat  e ndara dhe risitë teknologjike po vijnë gjithnjë e më shumë si një ndërthurje e dizajnit elegant dhe veçorive kryesore. Kështu, TV nuk është më në funksion të transmetimit të përmbajtjes, por tani pamja e tyre pasuron vizualisht çdo hapësirë.

Ky është sigurisht Samsung The Serif, një mbajtës krenar i çmimit prestigjioz ndërkombëtar iF për dizajn inovator. Është puna e dizenjatorëve  të famshëm francezë, vëllezërit Bouroullec  që  falë stendës së shkëputshme, televizori mund të vendoset kudo në dhomë. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer në mjedis dhe duket shkëlqyeshëm nga çdo kënd, dhe vjen në ngjyrë të bardhë dhe blu.

  1. Figura të pasura

Arredimin e Brendshëm

Për shumë njerëz, tualeti është dhoma e preferuar e apartamentit, pasi lidhet me momente relaksimi pas punës.  Ashtu si në botën e modës, ndërsa dekoroni banjën mund të zgjidhni midis thjeshtësisë ose modeleve të luksit. Kështu, për shembull, vaska e pozicionuar në mes të tualetit do të jetë një detaj luksoz, ndërsa një kombinim i figurave të ndryshme, të tilla si vija, printe lulesh dhe gjeometrike do të sjellin freski në hapësirën tuaj private.

  1. Lidhja e te vjetrës me të renë

Arredimin e Brendshëm

Ky  vit do të shënjohet nga kombinimi i stilit të vjetër dhe elementeve retro me dizajnin modern. Duke pasur parasysh këtë, ju mund të kërkoni nëpër papafingo të vjetra, garazhe, të vizitoni panaire dhe dyqane antike. Sigurohuni që të shtoni hije të kaltër në hapësirën tuaj të brendshme, pasi Instituti i Pantone Color ka zgjedhur ngjyrën blu si ngjyrën e vitit. Prandaj, nëse doni një ndryshim, zgjidhni një dizajn pikture njëngjyrëshe me një blu mbretërore.

  1. Bukuria është në detaje

Arredimin e Brendshëm

Nëse doni të shmangni minimalizmin, zgjidhni sfondet me motive lulesh, siç janë ato të frymëzuara nga lulja e qershisë. Gjithashtu, një efekt të veçantë në dhomë sigurohet nga Samsung The Frame , një televizion dhe  një vepër arti. Falë veçorisë së këtij televizori, kur është i fikur, në ekranin e tij do të shfaqen vepra arti nga muzetë më të famshëm në botë.  Ju mund të zgjidhni dhe ngjyrën e kornizës sipas dëshirës tuaj, kështu që gjithmonë do t’i keni ju në dorë detajet që bëjnë diferencën.

Megjithëse tendencat ndryshojnë herë pas here, që do të thotë se ato ndryshojnë nga tonet neutrale dhe natyrale, deri tek motivet me lule apo hije të ndritshme, mos ngurroni të jeni origjinal dhe t’i kombinoni këto tendenca në mënyrën tuaj. Ndiqni zërin tuaj të brendshëm, shtoni imagjinatën dhe kreativitetin dhe rezultati do t’ju habisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0