“Rising Together”, sfidat dhe mundësitë e Shqipërisë drejt rrugës europiane! - Business Magazine Albania

“Rising Together”, sfidat dhe mundësitë e Shqipërisë drejt rrugës europiane!

Dje u zhvillua eventi “Rising Together – Albania’s Journey Toward a Renewed Europe”, një diskutim gjithëpërfshirës mbi sfidat dhe mundësitë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Me moton kurajë, kreativitet dhe shpirt të pathyeshëm, panelistë nga sektori publik, privat dhe diplomatik trajtuan rolin e bizneseve, institucioneve dhe shoqërisë në këtë transformim historik.

Paneli i parë i eventit, i moderuar nga Anisa Keri (Sisal Hub Albania), përfshiu emra të rëndësishëm si Dirseo Pasha (Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës), Grant Van Cleve (President, AmCham) dhe Erik Akse (Impact Assessment Institute).

Dirseo Pasha theksoi domosdoshmërinë e transformimit digjital dhe standardizimit institucional, duke theksuar që pa këto elemente, integrimi europian mbetet formal. “Nëse nuk kemi institucione të modernizuara dhe biznese që ndjekin standarde europiane, nuk do të jemi pjesë reale e BE-së.” – D. Pasha

Grant Van Cleve solli këndvështrimin e një investitori me përvojë në mbi 120 kompani ndërkombëtare, duke vënë theksin te rëndësia e transparencës, qeverisjes së mirë dhe ndërtimit të besimit institucional si baza për konkurrueshmëri.

Erik Akse e quajti integrimin “trampolinë për ambiciet shqiptare”, duke argumentuar se përafrimi me rregulloret e BE-së nuk është thjesht kusht formal, por një investim që rrit vlerën e kompanive shqiptare.

Pjesëmarrësit u angazhuan me pyetjen: “Cili është rreziku që ju shqetëson më shumë nga integrimi në BE?”, e cila solli diskutime nga konkurrenca e shtuar deri te kostot e përputhjes me standardet. Më pas, gjatë Action Lab 1, pjesëmarrësit identifikuan faktorët kryesorë që mund të pengojnë konkurrueshmërinë e SME-ve, që nga mosrespektimi i standardeve deri te mungesa e aftësive menaxheriale.

Lexo edhe:ALUMIL Albania organizoi trajnimin “Supreme S500” në bashkëpunim me AAA (Aluminium Architecture Academy)

Paneli i dytë solli në qendër perspektivat diplomatike dhe krahasimet me vendet e BE-së.

Ambasadori Vos (Holandë) shpjegoi se përse kompanitë holandeze investojnë në Shqipëri, duke përmendur klimën pozitive dhe potencialin e tregut, por gjithashtu theksoi nevojën për përfshirje të gjerë shoqërore në transformimin ekonomik.

Ambasadori Stunf (Slloveni) rekomandoi përdorimin e Sllovenisë si treg testues për produktet dhe shërbimet shqiptare, dhe paralajmëroi për nënvlerësimin e tranzicionit ekonomik, një gabim që shumë vende aspirante e përsërisin.

Z. Lasku, me përvojë në analizën e qindra planeve biznesi në rajon, identifikoi pikat e forta dhe të dobëta të bizneseve shqiptare: “Kemi fleksibilitet dhe kreativitet. Por mungojnë standardet, profesionalizmi dhe strategjitë afatgjata. Për të qenë ‘EU ready’ duhet të fillojmë tani.” – Z. Lasku

Pas panelit, pjesëmarrësit u ndanë sërish në tryeza për Action Lab 2, ku u kërkua të përcaktoheshin hapat konkretë që duhet të ndodhin brenda 3 muajve të ardhshëm për të kaluar nga ideja në veprim, si edhe identifikimi i pengesave më të mëdha dhe zgjidhjeve të mundshme.

Në tërësi, “Rising Together” solli një mesazh të qartë: Shqipëria nuk është vetëm në rrugën drejt BE-së, por po kontribuon në një Europë të rinovuar, dhe ky sukses mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit midis institucioneve, bizneseve dhe shoqërisë. Eventi nënvizoi se integrimi nuk është formalitet politik, por një proces transformimi ekonomik, shoqëror dhe kulturor që kërkon veprim të koordinuar, standarde të larta dhe një qasje të re ndaj inovacionit dhe konkurrueshmërisë.

“Të jemi pjesë e Europës nuk do të thotë vetëm të anëtarësohemi, por të ndërtojmë një ekonomi që reflekton vlerat dhe standardet e saj.”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0