ALUMIL Albania organizoi trajnimin "Supreme S500" në bashkëpunim me AAA (Aluminium Architecture Academy) - Business Magazine Albania

ALUMIL Albania organizoi trajnimin “Supreme S500” në bashkëpunim me AAA (Aluminium Architecture Academy)

Në datën 23 tetor 2025, ALUMIL Albania organizoi një event të rëndësishëm profesional për industrinë e prodhimit të dyerve dhe dritareve, me fokus në sistemin e ri Supreme S500. Ky trajnim, i cili u zhvillua në bashkëpunim me AAA (Aluminium Architecture Academy), u dedikua për përpunuesit e çertifikuar Supreme dhe kishte si qëllim përmirësimin e njohurive teknike dhe aftësive praktike të profesionistëve të fushës.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi ishin nga e gjithë Shqipëria, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me risitë teknologjike të sistemit Supreme S500 dhe të eksplorojnë përmirësimet më të fundit në këtë linjë produktesh, pjesë e sistemeve arkitekturore më të avancuara. Ekipi i ekspertëve të AAA erdhi nga Greqia për të prezantuar këtë teknologji të re, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e sistemeve të dritareve dhe dyerve rrëshqitëse. Gjatë pjesës teorike të trajnimit, pjesëmarrësit morën njohuri të thelluara rreth Supreme S500, një produkt inovativ që ofron performancë të lartë dhe funksionalitet të avancuar.

Një nga risitë kryesore të këtij sistemi është Supreme S500 SlideAir, versioni më i fundit dhe më i avancuar, që sfidon gravitetin duke përdorur teknologjinë magnetike. Ky sistem ofron një lëvizje të jashtëzakonshme të brezit, duke eliminuar forcën e nevojshme për lëvizjen e tij, dhe mundëson një funksionim ultra të lehtë dhe të rehatshëm për përdoruesit. Përveç kësaj, Supreme S500 ofron një efikasitet të lartë gjatë procesit të instalimit dhe mirëmbajtjes, duke reduktuar kohën dhe burimet e nevojshme për realizimin e projektit.

Në pjesën praktike të trajnimit, ekspertët e AAA udhëhoqën një demonstrim të detajuar mbi instalimin e sistemit Supreme S500. Ky demonstrim kishte si qëllim t’u mundësonte pjesëmarrësve njohuri të drejtpërdrejta dhe praktike për mënyrën më të efektshme të përdorimit të teknologjisë, duke garantuar zbatimin e standardeve të larta teknike.

Lexo edhe: ALUMIL Albania mbështet për të tretin vit radhazi kauzën “Run for DSA” në Maratonën e Tiranës 2025

Aktiviteti ishte i pasur me mundësi shkëmbimi eksperiencash dhe diskutimesh profesionale, ku përpunuesit patën mundësinë të shpërndanin njohuri dhe të bisedonin rreth risive të tregut dhe sfidave të përbashkëta. Gjatë gjithë ditës, pjesëmarrësit krijuan mundësi për ndërveprim profesional, duke forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin në industrinë e ndërtimit. ALUMIL Albania e ka bërë traditë ofrimin e mundësive për trajnime dhe zhvillim profesional, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të industrisë shqiptare të ndërtimit dhe përpunimit të aluminit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0