Rinia ka energji të jashtëzakonshme, Arlinda Çausholli në emisionin Provokacija - Business Magazine Albania

Rinia ka energji të jashtëzakonshme, Arlinda Çausholli në emisionin Provokacija


E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, gazetarja Arlinda Çausholli foli për nismën “Fit for future” (I stërvitur për të ardhmen),  duke thënë se është një program komunikimi që shërben për të zgjuar ndjesitë në lidhje me njëri-tjetrin.

“Kjo nismë është një program komunikimi dhe zhvillimi që synon për të zgjuar disa ndjesi të cilat i kemi në gjumë. Ndjesi në lidhje më njëri-tjetrin, me veten , po shtrihet në disa fusha në biznes apo edukim”, thekson gazetarja.

Shoqëria shqiptare në tërësinë e vet është në gjumë?

ÇausholliPo. Mendoj që jo vetem mund të jetë në gjumë por është edhe në ëndrra jo të mira. Ka një tërheqje masive drejt negativitetit dhe ankesës.

Gjithashtu ajo u shprehet se motoja e saj nuk ishte të ankohej por të përpiqej në vend të ankesave.

“Gjenerata e re është pa drejtim, nuk ka shpresë, ka një energji të jashtëzakonshme. Ka fëmijë që janë shumë t përgatitur dhe të artikuluar, por që duan drejtim që sipas saj një drejtim të cilin e jep sistemi arsimor”,  u shpreh më tej gazetarja.

Kriza që egziston sot në familje apo shoqëri?

Çausholli: Nuk mund të quhet më krizë sepse është një stil jetese që na ka hequr zërin, trurin mendjen apo ndoshta edhe shpresën. Përpiqem të zgjoj sepse ka energji. Mundohem që ato ndjesi që janë të bukura të jetojnë. Kam marrë një trekëndësh që është mësuesia, prindërimi dhe fëmijët. Këtij trekëndëshi mundohet ti jap sugjerime që të munden të bashkëpunojnë më mirë me njeri-tjetrin.

Gjithashtu ajo theksoi se nisma injekton vetëbësim për të ecur përpara, për të pasur idenë e lirisë së fjalsë. Çausholi tha ndër të tjera se ky program i trajton njerëzit me shumë humanizën gjë e cila është shumë e rëndësishme.

Gjeneratat e reja duan të largohen nga vendi?

Çausholli: Fëmija sot kërkon fleksibilitet, ky është edhe çelësi që krijon mundësi që fëmija të drejtohet aty ku ka dëshirë dhe ku është më shumë e nevojshme. Komunikimi është shumë i rëndësishëm, bëhem zëri i tyre dhe të njëjtën kohë i jap rëndësi çdo lloj shqetësimi që kanë. Ne jemi rritur me idenë që i vogli nuk flet, por dëgjon të rriturit. Ka ardhur koha që ne t’i kushtohemi atyre që janë më të brishtë dhe më të vegjël.

Çausholli tregon se modulin e harton vetë, sepse sipas saj secila audiencë ka modulin e saj. Gazetarja tregon gjithashtu se po ta pyesësh një fëmijë ku e gjen motivimin ai do të mendohet sepse nuk e ka mësuar në shkollë, “dhe kjo është arsyeja që përpiqem të bëj diçka që ndonjëherë nuk mësohet as në ambientet e shtëpisë”, u shpreh gazetarja.

Cili është motivimi yt?

Çausholli: Njerëzit, për të bërë diçka të dobishme për të lënë gjurmë.

Nuk je egoiste?

Çausholli: Jo, nuk kam pse të jem egoiste.

Gazetarja shprehet se kjo nismë ka për qëllim që të japë një këndvështrim të ri, të hapë mendjen, të mendojë ca gjëra ndryshe edhe të përqafojë ndryshimin sa më bukur. Gjithashtu ajo theksoi se vulgariteti nuk është forcë, por butësia humanizmi janë forca./abcnews.al

https://youtu.be/NpY1j1qCaXk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0